Braçe: Pas Divjakës, radhën e ka tregu i Lushnjes dhe Tiranës! Monopoli i Agro- Ushqimorit shkakton zinxhir të abuzimeve me çmimet e perimeve

DIVJAKË- Nga një platacion shegës pranë fermerëve të vegjël, zv. kryeministri Erion Braçe dha lajmin se aksioni i kontrolleve të tregjeve nuk do të ndalet në Divjakë, por do të shtrihet në Lushnje dhe në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, Braçe njoftoi se vendosja e çmimit dysheme prej 40 lekë të dy produkteve ekskluzivisht të Divjakës, qepës dhe patates, nuk do të sjellë dëme te fermerët, po do të sjellë fund abuzimit me çmimet dhe për këtë është plotësisht i bindur! Një nga fajtorët kryesor për këtë abuzim çmimesh, për zv. kryeministrin është edhe tregu Agro- Ushqimor në Tiranë, sipas së cili abuzon në mënyrë të skajshme me monopolin që ka, e për pasojë vjen edhe abuzimi zinxhir te tregtarët e lagjeve.

"Jam në Divjakë, madje janë në ekstrem, në kufi me Fier në plantacion shegësh. E gjitha erdhi për shkak të abuzimit të tregtarëve, sekserëve në kurriz të fermerëve dhe pastaj dhe kurriz të qytetarëve. këtu në Divjakë vijnë nga e gjithë Shqipëria, perime kryesisht, qepën, patate së fundmi. Natyrisht, pas kaq e ka shumë vitesh abuzimesh konstante, jo vetëm nga Shqipëria që diktojnë çmime që shkojnë deri në një kosh, thamë që të vendosim një kufi, përfshirë fermerët dhe bashkinë që të vendosim disa rregulla mes prodhuesve të vegjël dhe tregtarëve.

Tregu sot po e shet patatet nga 800-1500 lekë të vjetra, brenda dhe jashtë unazës së vogël dhe është tërësisht abuzim, i dy anshëm, për fermerin që e ka shitir 260 lekë, qepën 160 lekë, ndërkohë në Tiranë 1500 lekë. kjo është grabitje e dyanshme. Këto dy produkte janë ekskluzive e Divjakës. Çmimi është vetëm 5 lekë mbi koston e dy prodhimeve, është më normali në botë, është një çmim që nuk rëndon në qytetarin e Tiranës. Është tregu Agro Ushqimor, që abuzon në mënyrë të skajshme me monopolin që ka. Mbi këtë treg, pastaj abuzojnë edhe tregtarët e lagjeve, që është më e madhe që fitimin e Divjakës. Nuk e meriton atë çmim, duhet të jetë edhe më i lartë se janë superprodukte, nëse doni të shmangni abuzimet, jo vetëm në Tiranë, i ftoj tregtarët e Tiranës dhe vendeve fqinje, të vijnë të blejnë direkt në Divjakë, jo te sekseri i parë apo i dytë, po vajte këtu nuk do marrësh as cilësnë dhe as çmimin e tregut. Abuzimi që po ndodh është banal, dua që ti fshatar t'a shesë me 15 lekë dhe t'i do e shesësh se s'ke ku shkon, ka instrumente fiskal që duhet të ndërhyjnë. Po operojnë organet fiskale me disa sekserë që kanë abuzuar kohë pas kohe dhe kanë fituar shumë dhe kanë goditur prodhuesit e vegjël, ndërkohë që duhet t'ua them, ajo që ka Kosova, Korça dhe Kosova është patatja e vjetshme dhe jo patatja e re", tha Braçe.

Ishte e vështirë që t'i bënin të gjithë fermerët në një mendje tha Braçe, por njëkohësisht të detyruar nga kjo situatë, kanë arritur të bien dakord.

"I bëj thirrje bujqve të mblidhen të organizohen dhe të krijojnë instumentet e tyre që të mbrojnë veten, dhe kanë një mundësi nga qeveria. Fermerëve iu ka ardhur shpirti në majë të hundës, se ato produkte që i shijojmë në tavolinat tona janë vetëm nga bujku dhe fermerët, e kanë pasur të vështirë të vijnë në një mendje", tha Braçe.

Më fund, pati një mesazh për fermerët e vegjël. "Kush e shet më poshtë se ky çmim, ka shitur njëri- tjetrin. Vazhdoni të shisni patate dhe qepë", përfundoi Braçe!

VIDEO/Intervista e plotë me Zv/Kryeministrin Erion Braçe

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuni: 10/05/2020 19:50

    Bravo erion ,,goditi keta matrapaze...

    Përgjigju
  • A. N.: 08/05/2020 23:43

    Valle ta kete kuptuar z. Brace qe ka vite qe eshte ne qeveri dhe jo ne opozite.

    Përgjigju
  • Fieri: 08/05/2020 16:53

    Ca ministri eshte ky? Qenka mire per ti marre me kete pune.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 08/05/2020 16:30

    Kujt i kujtohet drama "Arturo Ui"?? Atu mbizoteron "Trusti i lulelakres" Ky braçja i vogel dashka te krijoka trustin e" Perim- patates"! Perderisa ben thirrje per unifikim çmimi ketu ka vend per hetim nga autoriteti i konkurences e nga prokuroria! Bertolht Breht e mbyll vepren e tij me shprehjen: - njerez kujdes! Barku qe polli ate bishe( nazizmin) ende nuk eshte shterpezuar!!! Po me duket se braçja paska akoma ide jo naziste por komuniste ne tru! E popujt kan vuajtur shume si nga nazizmi dhe nga komunizmi! Bej pune z zvkryeminister mos bej politike me ekonomine e tregut!

    Përgjigju
  • Najs: 08/05/2020 16:21

    Z. Brace flet si tifoz kunder FSHF, e s'ben asnje percapje normative me shpejtu ligjin per sponsorizimet/futbollin. Pastaj flet si popullit per fshataret, por s'ben asgje normative per ta rregulluar kete problem a monopol a cfare eshte. Ti rrofsh qe na can hallin, po te kemi zgjedh me i dhane drejtim, jo me na u bashku ne vajtim.

    Përgjigju
  • C fare pret? Kujt i ankohesh?: 08/05/2020 15:48

    Derrmojini!

    Përgjigju
  • erit: 08/05/2020 15:42

    doli dhe ky i dhjeri ne breke, tani qe mbaroj cdo gje tani shkon edhe verifikon cmimet, ikni o plehra se populli nuk ju do me, yyyyy rrac e qelbur.

    Përgjigju
  • Une: 08/05/2020 15:19

    Si mund te vendosesh cmim Dysheme? Se kuptoj kete llogjik

    Përgjigju
  • Tiku: 08/05/2020 14:29

    E ku dolem? Te tregu i shumices, monopoli. Ti me ate merru, zoteri, jo te bashkosh fshataret qe te mos ulin cmimin, se je zv.Kryeminister dhe jo sindikalist.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 08/05/2020 14:05

    Keto gjera z zv kryeminister nuk zgjidhen ne facebuk.Zgjidhen ne qeveri.Ti ke kohe qe je pjese e politikberjes ne vend( madje ne nivele te larta) .ti i paske ber thirrje te rrisin çmimet prodhuesit.Por çfare ke bere per ti ndihmuar???? Ne kapitLizem çmimi rregullohet nga kerkes- oferta.Dhe meqe do te hiqesh si populist te kujtoj nje shprehje popullore: - Eshte e lire kripa ne det po e ha qeraja rruges! Dhe ate " qera" ka vite ne ne shume menyra ketij populli te vuajtur ja mblidhni ju! Pra ,ju,politikanet qe e vidhni popullin ne 99 menyra dhe akoheni per 1 menyre qe ju djeg( ose e perdorni dhe ate per kredo politike)!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë