Braçe: Politika fiskale në 2018 vrau punën e mijëra bujqve! Duhet ndryshim tani, kjo është çështje e PS

Braçe: Politika fiskale në 2018 vrau punën e mijëra bujqve! Duhet ndryshim tani, kjo është çështje e PS

Erion Braçe

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka pasqyruar sot problemet me të cilat përballen fermerët, duke theksuar se skema e ndjekur sot në bujqësi, nuk po funksionon. Me një postim të gjatë në Facebook, Braçe përmend politikën fiskale të 2018, për të cilën thotë se vrau punën e qindra mijë bujqve dhe sipas Braçes duhet ndryshim.

"S’kemi punëtorë! S’kemi punëtorë! Po humbim punëtorë në fakt! A e mbani mend 2018-tën? Koha kur një politikë fiskale vrau punën e qindra mijë bujqve! Duhet ndryshim tani që të mos humbim punëtorët e rinj të bujqësisë e blegtorisë!", shkruan Braçe.

Teksa citon të dhënat e INSTAT, Braçe thotë se në bujqësi muajt e fundit kanë ikur 29 mijë punëtorë. Sipas Braçes, kjo vjen për shkak të një rroge mjaft të ulët dhe punës së rëndë.

"Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë. Rroga e referuar nga INSTAT aty është vetëm 35. 580 lekë dhe ka arsye. Shikoni, në fshatin sot e kemi me tatim zero; nafta falas, TVSH zero për imputet bujqësore-plehra e pesticide, farëra e fidanë, makineri e pajisje bujqësore-të gjitha, tatim mbi të ardhurat zero për të ardhura të bujkut deri në 140 milion leke. Por puna e rëndë dhe në natyrë, dimër dhe verë, është një arsye. Reflekton prodhimin bujqësor, punën në fushë të hapur dhe në serë, në qarqe. Dominon prodhimi në fushë me 1-1.5 cikle prodhimi, duke humbur sasinë, por edhe kontrollin mbi hershmërinë dhe çmimet e mira, të ardhurat;  të kufizuar dhe kushtëzuar nga vështirësitë e dy viteve të fundit por edhe nga abuzimi i tregtarëve-karteli i imputeve dhe grumbulluesit arrogante, të pafavorizuar në përpunim nga një skemë fiskale që njëri në atë sallë e bëri me kokëfortësi në 2018-ten e që i dha efektet plotësisht këto dy vite; kemi  humbur 100. 000 krerë nga 2018,  54. 000 vetëm lopë sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit; kemi humbur 300. 000 krerë të leshta,  143. 000 krerë të dhirta, sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit e të mishit prej tyre; kemi humbur 23.000 tonë qumësht, 7. 000 tonë grurë për të njëjtën arsye: përpunuesit humbin para nëse përpunojnë prodhimin vendas. Nuk humbin para të sjellin qumështin nga Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, nuk humbin para të sjellin mishin nga Argjentina, Brazili, nuk humbin para të sjellin ullirin nga Greqia, të sjellin perime për konservim nga cilido vend i botës", thotë deputeti.

Sipas Braçes, Regjimi i TVSH në fshat, prodhim, grumbullim, përpunim e eksport duhet të ndryshojë.

"TVSH ka regjimin 20 me 20% ne rastet e importit të lëndës së parë për përpunim! Ky është problemi! Ky problem po plak krahun e punës në bujqësi, të rinjtë duan të ardhura të përmuajshme dhe ato po bien. Kjo nuk është çështje sindikatash që paguajnë një grusht jo bujqish të derdhin ushqim ne rrugë! Sindikata banale kërkon rikthimin e skemës që të rinisë biznesin e faturave fallco, grabitjes së shtetit e bujkut, grabitje që i ka bërë të pasur dhe politikanë, politiqenë në fakt edhe për një arsye-nuk i/e hetoi kush një herë të vetme! Kjo është çështje e Partisë Socialiste! Regjimi i TVSH në fshat, prodhim, grumbullim, përpunim, eksport duhet të ndryshojë tani dhe duhet ta ndryshojë pssh! Rregjimi aktual i transmetoi të plota efektet për të cilat unë fola në nëntor 2018-të; dëmin e shihni me lart! Ndërkohë, duhet t'i vëmë çati bujqësisë! Bujqit po e bëjnë vetë! Ne po i  ndihmojmë sa mundemi dhe nuk është pak! Pooor, na duhet të ndryshojmë: të paguajmë cilindo që bën një serë; të ndërtojmë vetë sera dhe t'i transferojmë tek bujqit!", përfundon postimin e tij Braçe.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025