Braçe 'shuplakë' Bashës: Lylzim sot ishim në të njëjtin vend, por unë për punë e ti për llafe

Braçe 'shuplakë' Bashës: Lylzim sot ishim në të njëjtin vend, por unë për punë e ti për llafe

Erion Brace dhe Lulzim Basha

Zv.kryeministri Erion Braçe dhe kreu i PD Lulzim Basha, sot paskan qenë në të njëjtin vend sot. Këtë e bën me dije Braçe, i cili në një postim drejtuar kreut demokrat shkruan se ai ka qenë në fshatrat buzë Senamit dhe në disa vende të tjera për punë, kurse Basha sipas tij ka qenë për "llafe"

"Lylzim mirëmbrema! Ndjesë që po të bezdis në këtë orë të vonë së helbete, orë gjumi për ty! Paskemi qenë të dy në të njëjtin vend sot por, unë për punë e ti lyl për llafe! Unë isha në fshatrat buzë Semanit, Zhelizhan, Mazhaj e lart; Po rrisim sigurinë nga fryrja e lumit per tokat, tëmbjellat, veprat vaditesë-degene Cukasit, shtëpite buzë argjinaturës;

Po ndërtojme këto nënte prita lyl, pasi ndërtuam këto kanale vaditëse lyl! Po pastrojmë dhe kulluesin e madh lyl! Ja ku i ke! Pastaj në Divjake isha Lyl; Po ndertojme te parin hidrovor ne 35 vitet e fundit në të gjithe vendin, hidrovorin e Divjakës", shkruan Braçe mes të tjerash.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Lylzim mirembrema!
Ndjese qe po te bezdis ne kete ore te vone se helbete, ore gjumi per ty! Paskemi qene te dy ne te njejtin vend sot por,une per pune e ti lyl per llafe! Une isha ne fshatrat buze Semanit, Zhelizhan, Mazhaj e lart; Po rrisim sigurine nga fryrja e lumit per tokat, te mbjellat, veprat vaditese-DEGEN E CUKASIT, shtepite buze argjinatures;

Po ndertojme keto nente prita lyl, pasi ndertuam keto kanale vaditese lyl! Po pastrojme dhe kulluesin e madh lyl! Ja ku i ke! Pastaj ne Divjake isha Lyl; Po ndertojme te parin hidrovor ne 35 vitet e fundit ne te gjithe vendin, hidrovorin e divjakes!

Ja ku e ke! Ne keto 35 vitet e fundit ke qene edhe ti ne pushtet por nje top me llafe bere! Sic edhe sot xhanem, une e ne ne pune, ti vec llafe; Ne fillim takove nje PeDeist nga Fier Shegani qe ka bujtur ne Lushnje, te cilin Lushnja, bujqit e saj dhe kjo Qeveri e ka bere te pasur, po po te pasur!

Pash numrat tani; 35 milion leke te reja rimbursim Tvsh-je ka marre zotnia qe ti takove ne 2019; 11 milion leke te reja rimbursim Tvsh-je kane marre te tre vellezer e kusherinj qe ti takove sot ne 31 gusht e 1 shtator.

Keto para jane sa 6% e vleres se faturuar prej tyre; Nuk te ndihmoj me aritmetiken, vrite mendjen dhe gjeje sa para kane bere! Beje sepse ai qe te genjen ne sy ska respekt per ty edhe pse nje genjeshtar genjyen; ta ndajne dhe ata, smund te jene keq kur flasin me ty e mire kur marrin parate nga ne!

Sepse te genjyen dy here; Ai qe po nderton ne rotonden e Savres ka marre zero leke nga qeveria deri tani; Jam gati te te hap ne sy Lyl librat e shtetit, nese gjen nje qindarke te paguar deri tani, une le detyren; Zotnia eshte nen kontrate me Azhbr por per nje grand 114 mln leke per nje investim te pranuar 229 mln leke; Kaq para nuk bejne 8 mln euro lyl, nuk bejne kurre kaq leke!

Per therrtoren nuk po flas me mire; E di pse? Une kam respekt per njerezit, nuk e bej dot qe naten e votimit ne parti i vras dhe ne mengjes i qaj ne biznes, sic ti e PeDeistet e tu bete me ta dje dhe sot!

Keshtu Lyl;
Puna vlen, veprat mbeten!
Llafet puna e (i)Lir e Lylit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja