TIRANË – Socialisti Erion Braçe ka publikuar “skandalin Berisha në Parlament”: ndryshimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, vetëm dy ditë pasi kahyrë në fuqi për të përmbushur nevojat elektorale të Qeverisë!
“Shiheni foton”, - shkruan Braçe në Fb: në të majtë është ligji aktual "Për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor" dhe në të djathtë është relacioni i ndryshimeve në këtë ligj, depozituar sot në Parlament.
Ligji ekzistues, shkruar nga Berisha dhe hyrë në fuqi në 25 mars bëri që të gjithë të vetëpunësuarit të paguajnë 2-3 herë më shumë si taksë për sigurimin shëndetësor; pa të, nuk mund të marrin shërbim pa paguar në spitalet publike;
Qeveria merr përsiper kontributin e shtetit për të gjithë ata me statusin ekonomik "joaktiv"; përcakton konsumin për frymë të shërbimit shëndetësor dhe cakton në Kuvend, fondin e posaçëm për ta. Janë të dyja në nenet 7 dhe 8.
Por, Qeveria ka nevojë elektorale”, - thekson Braçe, - “kështu vijmë tek ndryshimi i ligjit.
Sali Berisha ka kuptuar që ka rritur taksat për shëndetin, në rastin e të vetëpunësuarve në biznesin e vogël dhe në fshat. Sali Berisha ka kuptuar që s’ka para në buxhet për këtë vit, në rastin e të papunëve. Pikërisht për këtë, ndryshon ligjin, dy ditë pasi ka hyrë në fuqi!”

(Faksimile e dokumentave të treguara nga Braçe)
Dhe kësisoj, deputeti i PS-së, nënvizon: “Relacioni tregon skandalin, lexojeni.
Për Berishën, taksat nuk duhen rritur deri për zgjedhje, por duhen rritur pas zgjedhjeve. Ky është turp! Por mbi të gjitha, mashtrim!”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com