Braçe sulmon ashpër Kokëdhimën: 
Sulltan, përdor gazetën si "pushkë"

Braçe sulmon ashpër Kokëdhimën: <br />Sulltan, përdor gazetën si
​Një titull në faqen e parë të gazetës "Shekulli" një ditë më parë, “Divjakë, banorët kundër bashkisë: Po na merr lekët me taksa absurde”, ka irritur jashtë mase deputetin socialist të kësaj zone, Erion Braçe.

Sherri nisi kur Shekulli botoi ankesat e qytetarëve për taksat që Bashkia, e drejtuar nga Fredi Kokoneshi ka vendosur t’i vjelë, në momentin kur kërkon të pajisesh me çertifikatë. Letrat e qytetarëve tek Shekulli ishin anonime, pa emër, por sipas gazetës tregojnë situatën e vështirë me të cilën përballen ata që paguajnë taksa, por nuk marrin shërbime në Divjakë. “Këto janë taksa absurde, si mund të paguajmë ne gjelbërimin dhe ndriçimin kur këto nuk i kemi. Madje edhe taksat e pastrimit nuk duhet t’i paguajmë, pavarësisht se bashkia ka sjellë disa kosha të cilët nuk bëjnë asnjë punë, sepse janë shumë të vegjël. Për më tepër që këto kosha janë vendosur dy muajt e fundit, ndërsa taksën e pastrimin ne duhet ta paguajmë për 6 vite. Hallexhinjtë që shkojnë në bashki dhe gjendjen civile nuk marrin dot as edhe një certifikatë sepse këta kërkojnë vetëm taksa”, shprehej një banor i bashkisë Divjakë për Shekullin.

Mirëpo, në një status të gjatë në Facebook, Braçe etiketon botuesin e "Shekullit" ish-kolegun e tij në PS dhe Kuvend, Koço Kokëdhimën si sulltan që përdor gazetën e tij si pushkë.
 
Reagimi i plotë në Facebook i Braçes:
"E kam shume te qarte se ka shume vemendje mbi Divjaken, madje edhe me shume se mbi Fierin, Vloren, Orikumin, Dhermiun, Jalen, Himaren, Qiparoin, Borshin, Lukoven dhe Saranden vete, ne jug fare te Divjakes.
 
E shihni, gazeta e Sulltanit as qe informon prej atyre zonave, jo me te sulmoje. Pale pastaj te genjeje e gjobise. Durova dje, me shpresen se sot, pasi te kishin verifikuar fare pak, do terhiqnin shkrimin e djeshem madje duke kerkuar ndjese. Por kete pritshmeri e permbush nje gazete, madje e pergjegjshme, jo një pushkë! Tani meqe pushka u shkrepi, me duhet te sqaroj, per Sulltanin, injorantet ne sherbim te tij dhe batakcinjte ne emer te te cileve sulmoi Divjaken dje: E para, taksa mbi token bujqesore, taksa mbi ndertesat, taksa mbi truallin-vendosen me ligj te Kuvendit, jo me vendim të Bashkisë apo Këshillit të saj. Pra keto tre taksa, te ndryshme nga njera tjetra-sqarim per cdo injorant te Sulltanit, i ka vendosur Kuvendi, jo bashkia Divjake. E dyta, ligji i ka dhene bashkive diskrecionin per te vendosur plus apo minus 30% te nivelit te percaktuar me ligj te Kuvendit. Pra bashkia Divjake, jo qe nuk ka rritur me here, por ka ulur me 30% nivelin e taksave te vendosur me ligj te Kuvendit, gjithnje per kategori te caktuara. E treta, tarifat vendore jane elemente te vendimmarrjes se bashkise, sipas ligjit; vendimmarrje qe behet ne Keshillin Bashkiak. E katerta, bashkia Divjake ka vendosur nje tarife per sherbime komunitare qe perfshin pastrim, ndricim, gjelberim, mirembatje varrezash etj. Kjo tarifë vjetore, për çdo familje është 700 lekë. E pesta, bashkia Divjake, jo qe nuk ka rritur me here kete tarife, por ka ulur me rreth 3 herë nivelin e kësaj tarife! Shenim: ne foto 1,2,3,4 keni dokumenta te komunes referuar ne sulmin e pushkes se sulltanit, komunes Terbuf, qe deshmojne se kjo komune ne vitin 2012, 2013, 2014, 2015 ka vendosur dhe marre dy tarifa te ndara-tarife pastrimi dhe tarife mirmbajtje varrezash, te dyja ne nivelin e 1000 lekeve secila, BASHKE 2000 leke. Pra, komuna Terbuf ju merrte njerezve ne te gjitha Cermat, 2000 leke ne vit; Bashkia Divjakë merr sot vetëm 700 lekë në vit, thuajse tre herë më pak. Pyetje e kam per Sulltanin: ku eshte rritja me here ketu? E gjashta, detyrimet e papaguara ne vite, pas reformes territoriale, me vendim te Qeverise ne procesin e transferimit te komunave ne njesite e reja, nuk janë fshirë, janë në fuqi dhe me detyrimin ligjor për bashkitë për ti mbledhur.
Nuk ka amnisti per to deri tani. Mosarketimi i tyre perben shkelje ligjore dhe dem ekonomik ne nje kontroll ligjshmerie te mundshem. Tani dy fjale me ty; Sulltan e di kujt po i sherben, por nuk e shpeton dot keqberesin e Terbufit, jo vetem aty ku ka qene, por as ne drejtorine aktuale ku eshte e ku po ben te njejten gje, po abuzon e po ben keq po aq sa ne Terbuf! Natyrisht qe une nuk do e fal as ate! Te mbledhesh 2000 leke te rinj per famije per pastrim e mirmbajtje varrezash dhe jo te mos pastrosh gje, por te mos kesh asnje kosh mbeturinash kund, madje qese te zeza per mbledhjen e tyre, eshte vjedhje! Per here te pare ne Terbuf dhe jo vetem, mbetjet urbane pastrohen cdo dite, me makina teknologjike; per here te pare ne Terbuf dhe jo vetem, ne cdo rrugice-madje dhe atje ku nuk ka rruge, ka kosha per grumbullimin e mbeturinave urbane.
Nuk ka patur kurrë! Sot Divjaka-nga Goricaj, ne Bedat, ne Grabian e Stravec, deri ne Cerme te Siperme eshte me e paster. Taksa tre here me e vogel se ajo e batakciut qe mbron ti, tani ka kuptim! Kjo quhet punë, e bëjmë ne, jo ushtria- si më në jug se ne. E mban mend atë zonë besoj. Ti vazhdo qello! Ne do te gjuajme serish me pune te vertete njerezish te mire! Batakcinjte su afrohen dot!", s
hkruan Braçe në Faceboook. 

Ndërkohë, përgjigja për Erjon Braçen ka ardhur përmes një shkrimi nga Arben Rrozhani, kryeredaktor i gazetës Shekulli. Ai i kujton Erjon Braçes momentin e vështirë kur Rama nuk pranoi ta rikandidonte në Berat, në vitin 2013. Braçe ishte i pakënaqur me Divjakën shkruan Shekulli, që i kujton si vinte te Kokëdhima për t’u ankuar për Edi Ramën.

Ai mund ta ketë harruar atë paradite kur veshur me pantallona vishnje dhe xhaketë çiklamin kishte ardhur të takonte Kokëdhimën. E takova në hyrje të tunelit, poshtë apartamentit. Shante mbarë dhe prapë Edi Ramën që e kishte transferuar nga zona e vet për ta kandiduar në zonën e Divjakës, ku nuk donte kurrsesi të shkonte. E këshillova t’i linte të gjitha pas krahëve, t’i bindej vendimit të partisë dhe të takonte edhe Kokëdhimën që të merrej një vendim i pjekur. Kokëdhima e mbrojti, ndoshta edhe i ka thënë ndonjë fjalë Edi Ramës për të dhe ai u bë deputet, edhe pse me pahir, në Divjakën e bukur të njerëzve punëtorë”.

Shekulli hedh dyshime edhe se Erjon Braçe qëndron pas investimeve që pritet të bëhen në Lagunën e Karavastasë. Sipas gazetës kjo është edhe arsyeja që deputeti reagon aq ashpër kur dikush ankohet për Fredi Kokoneshin.

“Erjon Braçe e ka një të shkuar të vetën kur ka përdorur gazetën e PS-së, “Zëri i Popullit” si pushkë për të qëlluar mbi ata që i cilësonte si kundërshtarë të partisë, apo atyre që pretendonin të merrnin partinë. Nga frëngjia e “ZP”-së, për vite me radhë, sulmoi edhe Ilir Metën dhe LSI-në, duke e bërë atë armik më të madh se Saliu dhe PD-ja. Me atë pushkë në krah dhe me benz-in e bardhë 190-ësh, për të treguar dlirtësinë e deputetit të opozitës, Braçe shfaqej si simboli i deputetit kurajoz që luftonte për të varfërit dhe të pambrojturit.

Por këto vitet e fundit jo më. Sidomos kur “e prekin” të bashkia e Divjakës, thua se ai është kryetari i bashkisë jo vetëm përfaqësuesi i popullit që sot po thyen kokën për një copë certifikatë. Thuhet se në mes janë investimet e përfolura që po bëhen atje, ato kanale që po hapen pa leje mjedisore në lagunën e Karavastasë, zonë e mbrojtur, ku çdo ndërhyrje prish ekosistemin e brishtë dhe ca punë të tjera, që do t’i zbulojmë në vijim, por që nuk janë të mirë as të komunitetit vendas atje në Divjakë, as në të mirë të marrëdhënieve të cenuara brenda qeverisë, ku Erjon Braçe ka kontributin e vet përçarës
”.

 Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois