Braçe sulmon LSI: Ishte frenë për 4
vite, pengoi Reformën në Drejtësi

Braçe sulmon LSI: Ishte frenë për 4<br />vite, pengoi Reformën në Drejtësi
Deputeti i PS, Erjon Braçe vijon me sulmet dhe akuzat ndaj LSI-së, partner i koalicionit qeverisës në mandatin e parë.

Brace duke ironizuar me sloganin e LSI “Forcë e parë’ shton se pengesat në 4 vite kanë qenë disa nga kjo forcë, mes tyre Reforma në Drejtësi dhe thekson se “nuk i duhet kujt kjo frenë”.
 
Ka kendveshtrime te ndryshme mbi rolin e “FRENES”; Fjala bie, une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, ndalimin e punes per kater vite ne rruget-bypass Fier, bypass Vlore, Tirane-Elbasan, te gjitha me fonde te buxhetuara, domethene te garantuara, madje edhe me kosto te shtuara, edhe ato te garantuara;
 
Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, angazhimin kohe pas kohe, sipas etapave xhanem, per te vonuar reformen ne drejtesi, jetike, thelbesore per Republiken, po aq per njerezit e zakonshem qe nuk marrin drejtesi prej 27 vitesh ne kete vend, madje duke i kthyer ne te pabarabarte para ligjit, kur tamam politikanet jane ndryshe nga ta-imunitare te paligjshem
” shprehet ai. 

Statusi i plotë i Erjon Braçes

FRENA SI OPOZITE, DJE, SOT, NESER!
 
Dy njerez te rendesishem ne LSI,
miku im Nikolle dhe drejtori egzekutiv i saj,
hoqen dore dje nga sllogani fodull:
NE FORCE E PARE POLITIKE NE SHQIPERI!
 
I pari,
i referohet nje sondazhi te rreme, lehtesisht te identifikueshem si i qellimte politik dhe, pranon nje humbje te rende te PD por edhe me dramatike per LSI-kater here larg nga “FORCA E PARE POLITIKE NE VEND”, domethene PS!
 
Ai pranon per LSI rolin e nje partneri edhe nje here te Sali Berishes, ne fakt ndryshe nga cfare kishte thene me heret por edhe duke forcuar dyshimet mbi pastrimin e palces se PD, kryesisht kundershtare te LSI ne ate parti.
 
I dyti,
foli dje gjate, per rolin e “FRENES”, duke rrezuar njehere e mire slloganin e rreme “NE FORCE E PARE POLITIKE NE VEND”!
 
Kur kete e ben drejtori egzekutiv, natyrisht qe sllogani eshte i vdekur, per mire dhe partia duhet menduar e rikthyer ne boten reale.
 
Por pertej kesaj,
Ka kendveshtrime te ndryshme mbi rolin e “FRENES”;
Fjala bie,
une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, ndalimin e punes per kater vite ne rruget-bypass Fier, bypass Vlore, Tirane-Elbasan, te gjitha me fonde te buxhetuara, domethene te garantuara, madje edhe me kosto te shtuara, edhe ato te garantuara;
 
Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, angazhimin kohe pas kohe, sipas etapave xhanem, per te vonuar reformen ne drejtesi, jetike, thelbesore per Republiken, po aq per njerezit e zakonshem qe nuk marrin drejtesi prej 27 vitesh ne kete vend, madje duke i kthyer ne te pabarabarte para ligjit, kur tamam politikanet jane ndryshe nga ta-imunitare te paligjshem;
 
Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, keqperdorimin deri ne dhimbje te subvencioneve ne Bujqesi, fondit te tokave te vene ne dispozicion per te terhequr investime kombetare e te huaja ne nje rrjet ndermarrjesh bujqesore, lirise se tregut-fuqise se tij per te imponuar cmime nen kosto per bujqit e perfitime te medha per tregtaret, aq sa po rrezikon ta ktheje Shqiperine bujqesore ne te vetmin vend ku po te punosh me token e bagetine nuk fiton por humb para nga te tuat;
 
Pyetje dua te bej, per cilindo shqiptar qe e sheh veten viktime te kesaj FRENE;
 
A i duhet kujt kjo Frene?
Une them jo!
 
Ne ane tjeter,
une nuk jam nga ata qe mendojne se gabimet jane te njeanshme, pra ka pagabueshmeri ne palen tjeter.
Edhe aty duhet nje ndryshim i forte, kjo eshte natyrale ne PS, eshte gen i patjetersueshem, ndaj njerezit besojne ende shume fort tek Partia Socialiste.
 
Ne fund,
Kontrollin e qeverisjes, FRENEN, Kushtetuta ja ka besuar parimit te ndarjes se pushteteve, kontrollit e balances se tyre-nje rol te patjetersueshem ketu ka Presidenti i Republikes, reforma ne Drejtesi dhe ne menyre te patjetersueshme Opozita.
 
Kjo eshte FRENA, jo ndarja e qeverise ne karrige!
Kjo eshte FRENA dhe eshte OPOZITE, dje, sot, neser.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur