Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka vijuar replikën me kryeministrin Edi Rama, mbi numrin e lopëve dhe sasinë e qumështit të prodhuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe i kthen përgjigje Ramës, ku ky i fundit tha se Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Në përgjigje të kësaj deklarate, ish.zv.kryeministri tha se shifrat i ka marrë nga INSTAT, institucion në të cilin për raste të tjera përdoret prej qeveritarëve si burim informacioni.
“Me falni qe nuk di te genjej! Une nuk numeroj lopet! Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo. Une kam cituar drejt e pa asnje gabim INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell! INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo: Purimi: ministria e bujqesise e zhvillimit rural.
Pra po them: Lopet i ka numeruar ministria edhe ne 2017, edhe ne 2018-fundit te tij i jam referuar une, edhe ne 2019, edhe ne 2020, edhe ne 2021! Burimi i INSTAT eshte ky numerim! Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, reale! E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi ai qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si Lifaj qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!
Jane shume me te besueshem keta se pese ministra nga 2016-ta e ketej qe akuzojne njeri tjetrin se kane numeruar gabim lopet! Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; numri i lopeve ne renie, shoqerohet me sasine e qumeshtit prodhuar me pak; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)
Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, cmimi i qumeshtit ne grumbullim ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, sot edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se shpenzimet e ushqimit per lopet!
Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; por nuk genjej dot, kerkend, perfshire edhe kryeministrin!Per dy arsye: E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve”, shkruan Braçe.
Kjo përgjigje vjen pas deklaratës së Ramës në një takim mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë, i cili tha se Shqipëria sot prodhon 97% të qumështit që konsumon e se nuk ka mundësi që numri i lopëve të jetë ulur.
Lajmi kryesor: