Braçe:Zëvendësoni te Ekonomia
Kokëdhimën, pengon punën

Braçe:Zëvendësoni te Ekonomia<br />Kokëdhimën, pengon punën
Dënimi i Berishës me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi, nuk ka kënaqur Arta Daden. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar deputetja socialiste i ka kërkuar llogari kreut të grupit Gramoz Ruci se përse ish kryeministri nuk është dërguar në prokurori për thirrjet për armatosje që bëri të enjten në kuvend.

“Në letrën që firmosa për Byronë kishte 3 kërkesa. Ndërkohë është plotësuar vetëm një dhe më minimlaja. Përse nuk është dërguar në prokurori,” mësohet të jetë shprehur kryetarja e Komisionit të Jashtëm.
 
Dade ka marrë këtë përgjigje nga Ruçi faktin se kaq ishin kompetencat e grupit parlamentar dhe të parlamentit. Sipas tij  prokuroria mund të nisë hetimin kryesisht pasi seanca ka qenë publike dhe live në shumë televizione.

Një tjetër shqetësim në mbledhjen e grupit parlamentar ka qenë dhe ai i Erjon Braçes për mungesat e deputetëve në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë që ai drejton.
Ai është ndalur te depueteti Kokëdhima i cili mungon pothuajse në 100 % të këtyre mbledhjeve duke i vështirësuar korumin.

Brace i ka kërkuar grupit zëvendësimin e Kokëdhimës me dikë tjetër në komsionin, në rast se mungesat vijojnë. “Ose ma sillni në komision , ose ma zëvëndësoni, lista është e gjatë” mësohet të ketë thënë Braçe.

Edhe Paulin Stërkaj i Shkodrës ka kërkuar më tepër investime në rrjetin energjitik të Malësisë së Madhe dhe hapjen e një zyre të QKR-së për bizneset e kësaj zone. Ndërkaq gjatë mëngjesit Rama mblodhi dhe 7 sekretarët e rinj të partisë për t’iu përcaktuar detyrat. Burime nga PS bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar atyre të sqarojnë eletoratin për reformat e bëra deri më tani nga PS dhe qeveria. 

7 sekretarëve duke nisur nga e hëna do t’u caktohen dhe zyra të posaçme në PS dhe një staf ndihmës.
 
Debatet me dyer te mbyllura
Arta Dade: Në kërkesën e grupit firmosa që Berisha të ndiqej penalisht 
Ruçi: Ne kaq kemi në dorë, prokuroria vendos për hetimin
Braçe: Më sillni Kokëdhimën në Komisionin e Ekonomisë ose zëvendësojeni
Braçe: Kokëdhima po bllokon punën e Komisionit të Ekonomisë, ka tjere qe presin rradhe
Paulin Stërkaj: Të hapet një zyrë e QKR në Malësi të Madhe
Paulin Stërkaj: Në Malësi të madhe të investohet në rrjetin energjetik

Redaksia online
(s/m.u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)