Brad Pitt del jashtë parashikimeve, kjo është femra misterioze që është krah aktorit (FOTO)

Brad Pitt del jashtë parashikimeve, kjo është femra misterioze që është krah aktorit (FOTO)

Sindroma ‘Amal’ duket se ka prekur edhe aktorin Brad Pitt.  Si për shembull George Cloony me Amal, një lidhje që del jashtë parashikimeve. Tashmë Brad Pitt duket se është në një romancë me profesoren Neri Oxman.

Thashethemet kanë përfolur se në jetën e aktorit ka një grua të re dhe nuk  është Jennifer Aniston. Neri Oxman është profesore në Institutin prestigjioz në Massachusett.

Thashethemet janë konfirmuar  nga një burim për ‘US Weekly’ dhe sipas tyre  aktori është "tërësisht i ngazëllyer për të".  Ajo është një grua e talentuar në botën e dizajnit, e cila ka fituar çmime në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka përdorur teknologji të reja për të rinovuar botën e dizajnit. Kjo është gruaja e parë me të cilën Brad Pitt është lidhur pas ndarjes nga Agelina Jolie, me të cilën kanë 6 fëmijë.

Ky burim gjithashtu tregon se ata kanë qenë shumë të kujdesshëm në lidhje me marrëdhënien që kanë, dhe se ata përpiqen të mos shihen në publik, por kjo nuk i ka penguar ata të udhëtojnë së bashku.

"Brad dhe Neri kanë bërë disa udhëtime ndërkombëtare, njëra prej tyre është në shkurt në Afrikën e Jugut, ku profesorja dha një leksion mbi projektimin," tha burimi për US Weekly.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Muzika e lartë e lokaleve të natës anulon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Muzika e lartë e lokaleve të natës anulon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër