Angelina Jolie së fundmi ka qenë mjaft e angazhuar me filmin e saj “Unbroken” në Australi dhe për këtë i është dashur të qëndrojë larg partnerit të saj Brad Pitt, i cili gjithashtu është marë me karrierën e tij në Angli.

Por ditën e djeshme mediat e huaja kanë bërë të ditur se çifti do të bashkohet për Krishtlindje.

Brad ka në plan të fluturojë drejt Australisë për të takuar gruan e tij bukuroshe.

Kjo sigurisht do të jetë dhurata më e bukur për Krishtlindje për aktoren Jolie.

Në pritje të babait të tyre do të jenë dhe gjashtë fëmijët e çiftit.

Vitin e shkuar ata i kaluan pushimet e Krishtlindjeve në Karaibe.

Ndërsa këtë vit do të jetë Australia destinacioni i tyre.

Kjo për  shkak se Jolie është përqendruiar fort në punën e saj.

Para dy ditësh ajo u fotografua gjatë xhirimeve të filmit ku dukej mjaft e impenjuar.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)