Brad Pitt falenderon shokun e tij për largimin e varësisë nga alkooli (VIDEO)

Brad Pitt falenderon shokun e tij për largimin e varësisë nga alkooli (VIDEO)

Bradley Cooper dhe Brad Pitt

Varësia nga alkooli ka qenë një problem që e ka shoqëruar për shumë vite yllin e filmave, Brad Pitt, por ai tashmë e ka kaluar këtë gjendje.

Për rikthimin në gjendjen normale Pitt ka falenderuar kolegun e tij aktorin Bradley Cooper.

Për këtë shtysë, Pitt ka falenderuar mikun e tij, teksa mori çmimin për aktorin më të mirë dytësor në ceremoninë e “National Board of Revieë Annual Awards” në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

"Bradley sapo e vuri vajzën e tij në shtrat dhe më pas nxitoi për tek unë, ai ka një zemër të dashur. Unë u bëra mirë nga ky djalë dhe çdo ditë ka qenë më e lumtur në krahasim më parë" , tha ai kur mori trofeun mes duartrokitjeve të publikut.

Në maj të vitit 2017, Pitt ndau me revistën GQ se e kishte lënë alkoolin.

Cooper ka kaluar të njëjtën gjë si Pitt që prej vitit 2004.

" Unë e kalova natën në Spitalin e Shën Vincentit me një çorap akulli, duke pritur që ata të më sillnin në vete. Nuk pi më as drogë. E kuptova që nuk do të isha në potencialin tim, dhe kjo më frikëso. Mendova," Ëoë, në fakt unë do ta shkatërroj jetën time. Unë me të vërtetë do ta shkatërroj atë", tha ai për “The Hollywood Reporter” në vitin 2012.

Pitt dhe Cooper gjatë fjalimit të aktorit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë