Aktori i njohur Brad Pitt ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka deklaruar se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse ai konsumonte drogë aktori është përgjigjur duke qeshur:

“Unë jam Brad Pitt dhe jam i varur nga droga. Bëj shaka, kuptohet. Ditët e mia të drogës i takojnë të kaluarës”.-është shprehur Pitt.

Më pas aktori 48-vjeçar ka rrëfyer se ka qenë i varur nga marihuana për shkak të depresionit dhe divorcit nga Jennifer Aniston.

Aktualisht Brad Pitt është i lidhur me aktoren Angelina Jolie dhe pritet të martohen së shpejti.

(xh.k/shqiptarja.com)