Bradley Cooper dhe Irina Shayk i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare këtë muaj dhe i gjithë tensioni mes tyre u tha se filloi menjëherë pas filmit 'A star is Born'. Këngëtarja Lady Gaga është përfolur se ka qenë shkaku i përçarjes së tyre.
Mirëpo, disa foto të reja të Bradley-t teksa futej në apartamentin e Irinës në New York kanë hedhur dyshimet se çfarë po ndodh mes tyre.Bradley mund të ketë shkuar në apartamentin e 33-vjeçares për të diskutuar për kujdestarinë e vajzës së tyre Lea De Seine.
“Për hir të Leas, ata do vazhdojnë të kalojnë kohë bashkë si familje. Bradley është një baba i mrekullueshëm. Ai gjithnjë ka qenë i përfshirë me vajzën e tij. Është e qartë që Bradley dhe Irina kanë të njëjtat qëllime për vajzën e tyre. Ata duan që ajo të jetojë një jetë normale, e rrethuar nga miqtë dhe familja. Ata janë të dy prindër të mrekullueshëm.”- u shpreh një burim pranë People.