Ish-lojtari dhe kapiteni i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç është shpërngulur për të jetuar në Amerikë ku edhe luan me ekipin e Los Angelos Galaxy.

Në vetëm 15 ndeshje suedezi ka shënuar 12 gola duke u kthyer në një idhull. Por Ibrahimoviç njihet për shakatë dhe ironinë e tij, ndaj nuk ka nguruar të thumbojë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

 Nuk  e di, nëse do ta ndryshoja apo jo kulturën futbollistik në këtë vend, tani vetëm po bëj detyrën time. Janë me fat, që nuk kam ardhur 10 vjet më parë.

Zlatan Ibrahimoviç