Braho mendon se ndarja PS-LSI tashmë është e pakthyeshme “Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se.
Raportet e mija politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre” – thotë ai ndër të tjera.
Duke folur për detyrën e re, atë të këshilltarit pranë kryeministrit, ish-deputeti thotë: “Nuk eshte e thene qe politiken e shtresave qe perfaqeson e ben vetem duke qene deputet. Kryeministri Rama ka vendosur te keshillohet nga socialistet e vjeter e me pervoje.
Dhe keto raporte pune dhe bashkepunimi i ka vendosur me shume prej tyre. Edhe me Fatos Nanon, edhe me Gramoz Rucin,zgjedhja e te cilit ne krye te Kuvendit ishte brenda kesaj llogjike. Thirrja dhe afrimi im si keshilltare prane zyres se tij ishte perseri ne vazhden e ketij vleresimi”
Braho është dakord me vlerësimet e kryeministrit në debatin e ditëve të fundit për median. Ai mendon se media sot “kondicionohet nga mungesa e profesionalizmit dhe varferia ideore e nje pjese te gazetareve”.
“Ne Shqiperi nuk ka gazetare investigative te mirefillte, ata jane te rralle dhe gjenden me shumice gazetare speculante, mitomane te lajthitur, hallexhinje qe perdoren qe yshten e paguhen” – thotë Braho.
Duke komentuar hetimet ndaj ish-ministrit të brendshëm, Braho thotë: “Prokuroria po vazhdon hetimin per ish ministrin e Brendshem dhe Saliu duhet te heshte, pasi i ngjan rastit kur “hajduti bertet kapeni hajdutin”. Perse nuk angazhohet prokuroria me akuzat qe nxjerr apo paraqit cdo jave ne media Izet Haxhia ndaj Sali Berishes si bashkëpunëtorë ne vrasjen e Azem Hajdarit? Çudi e madhe !!”
I pyetur për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes: ”Çanta” e zeze qe ende kujtohet, ka patur simboliken ne kontekstin nje ngjarje te caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”.
Ne ate proces hetimor e gjyqesor u luftua me filmime dhe antifilmime, me pergjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime. U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmene me historira, karaktere nga me mostruozet.
I angazhuar per te ndihmuar ne sqarimin e situates ne nje emision Opinion une isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizen e nevojshme sqaruese te futura ne nje çante dore. E thashë edhe me siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje.Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat” tha ai. Marrë nga DITA
dy.b/shqiptarja.com