TIRANE - Deputeti I sapozgjedhur në listat e PS, Spartak Braho, një eksponent i njohur i LSI që prej themelimit të saj, rrëfen për enigmën e “çantës së zezë”. Ai deklaron se është edhe i PS si themelues, por edhe i LSI, sërish si themelues. Për Brahon e rëndësishme është që ka fituar e majta e bashkuar
Z. Spartak ju fituat mandatin e deputetit në listën e PS. Tashmë Braho me PS, apo me LSI në?
Komentin rreth kësaj pyetje dua ta mbështes mbi një perifrazim që bëri para pak ditësh z. Meta rreth kësaj çështje, i cili theksoi se Spartak Braho është faktor bashkimi midis të majtës. Unë personalish jam i majtë, jam socialist, pasi kam historinë time, pasi kam qënë themelues i kësaj partie që në vitin 1991, por njëherazi jam edhe themelues i LSI -së në vitin 2004. Desha të theksoj këtu tek kjo pikë se tërë kohën filozofia ime ka qënë se vetëm një e majtë e bashkuar mund ta sillte të majtën në pushtet. Për të ardhur tek ky bashkim nuk është thjesht ai banaliteti që përdoret rëndom se kjo u vendos në gjirin e Lalzit në shtëpinë e z. Meta, madje atje nuk u krye as konsumimi i ngjalave, se atje nuk ka ngjala, por ishte thjeshtë një dëshirë që duhej nxitur në një takim midis dy liderve të majtë ku u vendosën piketat e para rreth këtij bashkimi.
Z. Braho keni qenë ju në atë takim pranishëm?
Sigurisht që kam qënë, por detajet i lemë për një herë tjetër.
Z. Braho, çfarë jeni ju LSI-st, apo socialist?
Për përgjigjen e kësaj pyetje më bukur e ka shprehur një miku im i cili se cfar jam unë, më ka kushtuar një poezi dhe unë nuk po e mbaj sekret. Ja këto janë vargjet:
Të kishte PS të mori LSI- ja,
Ty po të të donte qejfi të merrte edhe Salia,
Ka dyer dritare, ka pullaz shtëpie
Gjithkush hyn nga njëra,
Ti Braho hyn nga të trija
Z. Braho do të ishte me interes për lexuesin të dijë diçka specifike të asaj çantës së zezë që ju mbanit me vete?
Çanta e zezë tashmë është një simbolikë e arshivuar, e një intrige të paparë që u thur ndaj LSI- së dhe ndaj z. Meta në veçanti. Një intrigë që synonte, jo vetëm eleminimin politik dhe moral e juridik, por edhe fizik të Ilir Metës, dhe rreth kësaj çështje u angazhuan faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Atë çantë unë e kam quajtur si kutinë e Pandorës, jo vetëm për mizerabilitetin që kishte nga sajesat e Dritan Priftit, por edhe shumë persona të tjerë që ishin përfshirë.
Natyrshëm lind një pyetje, se çfarë kishte kjo çantë, por desha ta theksoj se kjo çantë tashmë i përket arkivës dhe po u prekën në të ardhmen interesa madhore, ka një moment, apo periudhë që arkivat happen, dhe është njëlloj sikur të hapësh një folezë grerëzash. Dua të theksoj se unë duke qënë jurist në profesion, jam i detyruar të respektoj etikën profesionale dhe një moral, pasi desha të kujtoj atë shprehjen popullore, që i shkon për shtat këtij problem, se për të ikurin dhe për të vdekurin nuk flitet keq, dhe atë sentencën tjetër, se fituesi nuk gjykohet edhe nëse ka gabuar…
Z. Braho, cili është komenti juaj që ata deputetë që bëhen ministra do të lenë mandatin e deputetit?
Çështja e lënies së mandatit të deputetit nëse bëhesh ministër ka qënë një vendim politik dhe inisiativë e LSI- së që në vitin 2009, që ja ka servirur Meta me gjenalitetin e tij edhe Ramës, i cili e ka pranuar menjëherë. Tani po të jap mendimin tim personal rreth këtij vendimi, se është një lëvizje e dobishme për këtë periudhë të zhvillimit të demokracisë si në parti dhe në qeveri. Unë jam për një kabinet teknokratësh, ku të ndërthuren të rinjtë me të vjetrit, përvoja me etjen për sukses të më të rinjëve, duhet të dominojë një punë sistematike me kompetencë për nxjerrjen e vendit nga ky mizerabilitet ekonomik duke lënë mënjanë sherret politike.
Përveç kësaj ka një të mirë tjetër të madhe se deputetëve që do t’ju afrohen poste ministrore do të jenë shumë më të motivuar në veprimtarinë e tyre do të kenë një valvul sigurie për të mos e kthyer në arrogancë dhe prepotencë dhe duhet të bëjnë mirë llogaritë se për punë të keqe mund t’ju fluturojë edhe karrikja e ministrit bashkë me mandatin e deputetit, dhe më e rëndësishme është se ky opsiopn krijon mundësira për të tërhequr në qeveri edhe dhjetra, apo qindra specialitë nga shoqëria civile që në shumicën e rasteve janë më të zotët se kategori deputetësh.
Z. Braho këto zgjedhje i fitoi PS, apo LSI?
Këto zgjedhje i fitoi e majta. Natyrisht LSI- së i takon kurora se po të nisemi me shifra, PS- ja arriti 66 deputetë, por që ky numur të bëheshe për të marrë pushtetin duheshin edhe 16 deputetët e LSI –së, e cila në këto zgjedhje në krahasim me të kaluarat u rrit 400% dhe merita më e madhe i takon Ilir Metës që ka luatur në mënyrë brilante me atë qetësi njëlloj si Spaski një kampion bote në shah. Rezultatet e Lsi- së Meta i parashikojnjë muaj para duke thënë se e majta do të ketë 80 deputetë dhe merr 200 mijë vota më tepër dhe LSI- ja ka 16 deputetë.
Z. Braho ju ku e shikoni veten?
Mbrapa Metës dhe Ramës kudo që të ketë nevojë për punë për këshillë, por edhe për “ dajak “ kur të jetë nevoja.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkëlqim Cani: Deputet-ministër mandati relativ