Braimllari ‘dobësohet’ në opozitë, Grida Duma ‘Lady in black’, LSI me syze dielli në shi… Detajet që na humbën nga Kuvendi(Foto-Galeri)

Braimllari ‘dobësohet’ në opozitë, Grida Duma ‘Lady in black’, LSI me syze dielli në shi… Detajet që na humbën nga Kuvendi(Foto-Galeri)

Deputetët para oborrit të Kuvendit

Seanca e sotme në Kuvend nga debati për hapjen e negociatave tek projektligji për Teatrin Kombëtar, ka patur disa momente pikante  si nga ana e deputetëve opozitarë dhe atyre të maxhorancës. Spikat në oborrin e Kuvendit, deputeti opozitar Endrit Braimllari, që kalimi në opozitë duket se i ka dhënë efektet e para. Braimllari ka pozuar para aparatit të fotografit Agim Rama, ku duket elegant dhe me disa kilogramë minus.

Deputetja demokrate Grida Duma, i ka besuar të “zezës” në një ditë gri si e sotmja, ndërsa 4 opozitarët Nora Malaj, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj e Floida Kërpaçi, kanë pozuar me syze dielli në një ditë të vrenjtur me shi…

Një tjetër moment për t’u parë me kërshëri është dhe ai i parakalimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me çantat që simbolizonin milionat e eurove të kapura në portin e Durrësit dhe makina Toyota Yaris që e shoqëronte. Fokusit të aparatit nuk i kanë shpëtuar as socialistët Taulant Balla, Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj. 

Për më shumë ndiqni fotogalerinë e mëposhtme:

Ora 19:18
FOTO/Detajet që na humbën nga Kuvendi
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Art: 29/06/2018 06:05

      A NUK DUHET TË FILLOJMË NJË LËVIZJE POPULLORE, KU TA ULIM NUMRIN E NJERZVE QË TALLIN MENDEREN ME NE? NGA 140 HORRA, BOLL I KEMI EDHE 80. TË ULET NUMRI I DEPUTETËVE. JANË THJESHT QOKAXHINJ NDERESH. MBI 60 DEPUTETË NUK KANË FOLUR ASNJËHER NË KUVEND. THJESHT MBUSHIN KARRIGET E FRYHEN ME PARET TONA. TUNG!

      Përgjigju
    • I revoltuar nga politika: 29/06/2018 02:32

      KESHTU SHKON KJO PUNE SOCIALISTET VISHEN SI KATUNAR ME CILTJONE DHE OPINGA TE BARDHA ADIDAS GRIDA VISHTE SI PASTRUESE KATI NE HOTELIN ME PESE YJE NE GRAMSH NE HOTELIN E TAULANT BALLES ME PARET E KRIMINELEVE TE ELBASANT KESHTU JANE POLITIKANET TANE SHQIPERIJA ESHTE NE KRIZE TE THELLE POLITIKE 140 DEPUTETE JANE PA DINJITET DHE SEDER NACIONALE TE GJITHE KANE FRIKE KRYETARIN E PARTISE THENJA E KRYETARIT ESHTE LIGJ PER DEPUTETIN EDHE SIKUR KRYETARI TA DREJTOJE NE DREJTIM KRIMINAL PER DEPUTETET ESHTE LIGJ DO TA BEJE SE ZBEHET SIKUR DHE TI RREZIKOHET JETA KURSE PER POPULLIN NUK DUN ME DIT FARE

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      17 Dhjetor, 08:53

      Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

    'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania