Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari thotë se fermerët e Korçës hedhin prodhimet në kanale, nga mungesa e përkrahjes së shtetit.

Në një reagim në Facebook, Braimllari thotë se fermerët kanë nevojë për mbështetje, duke nënvizuar se LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve të Shqipërisë.

"Fermerët e fushës së Korçës hedhin prodhimin në kanale nga mungesa e përkrahjes së shtetit. Qeveria Rama shkatërroi fermerët, mungesa e politikave favorizuese për fermerët vendas, mungesa e subvencioneve, nuk përkrah prodhimin vendas por favorizon importin per interesat e oligarkeve. Fermerët kanë nevojë për mbështetje. LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve. Subvencion i drejtpërdrejt për çdo fermer, çdo koke bagëti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndërtuar dhe çdo dynym toke e punuar. Heqjen e akcizës se naftës për fermerët. Heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve që deri tani kane rezultuar barriera korruptive në shërbim të Edi Ramës", shkruan Braimllari.