Braimllari: LSI asnjë herë nuk ka bërë thirrje per protestë te dhunshme

Braimllari: LSI asnjë herë nuk ka bërë thirrje per protestë te dhunshme

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë për televizionin Report Tv, ku foli edhe për protestën kombëtare që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Braimllari theksoi disa nga arsyet dhe shkaqet e protestave në të gjithë Shqipërinë, ndër të cilat përmendi keqqeverisjen e Edi Ramës, varfërinë, mungesën e mundësive të punësimit, largimin e shqiptarëve nga vendi, pasigurinë publike e kështu me radhë. 

Gjithashtu Braimllari u ndal edhe tek mesazhi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për protestë paqësore i cili e komentoi si një thirrje për protestë paqësore nga ana e policisë, pasi siç është parë edhe në protestat e kaluar janë vetë efektivët e policisë ata që kanë kryer akte dhune dhe kanë provokuar protestuesit me urdhër të Sandër Lleshajt, duke hedhur gaz lotësjelles në kundështim me ligjin. 

Pjesë nga intervista e Braimllarit për Report Tv:

Një ditë para protestës, të gjithë duan të dinë, çfarë do të ndodhë nesër? 

Tanimë e gjithë Shqipëria është në protestë. Është e gjitha në protestë për shkak të një keqqeverisjeje të Edi Ramës dhe kësaj qeverie. Qytetarët po protestojnë sepse janë më të varfër. Qytetarët po protestojnë sepse kjo qeveri nuk ka krijuar mundësi punësimi. Të rinjtë dhe të rejat po e lënë vendin. Më shumë se 500 mijë qytetarë e kanë lënë vendin në këto katër vite. Biznesi i mesëm është totalisht i shkatërruar për shkak të politikave klienteliste të Edi Ramës. Pasiguria publike është në nivele të larta në çdo qytet të vendit. Por nga ana tjetër kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, me një qeveri arrogante, e cila hajdutërinë dhe korrupsionin nuk e ka hiçgjë në raport me qytetarët e këtij vendi. 

Çfarë do të sjellë ndryshe protesta? Në numër nesër, sepse strategjia ka ndryshuar?

Nga komunikimet që kemi me strukturat tona por edhe me qytetarët, sepse të jeni të bindur që protestat e opozitës, pra këto protesta kombëtare të realizuara në këto muaj i kalojnë strukturat e partive politike. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Qytetarët do të jenë më të shumtë në numër, në raport me protestat e tjera. 

Do të vijnë me fugona, me autobusa? 

Ajo çka është për tu theksuar është që tanimë nuk ka më rëndësi se me çfarë vijnë qytetarët, të jeni të bindur që nesër në 18 e 30 do të jenë të gjithë aty. 

Nuk është keq të thuash po do çojmë një autobus atje se këtë e bëjnë të gjithë subjektet politike.. 

Nuk është kjo çështje që i takon opinionin publik sepse kjo nuk përbën lajm, lajm përbën që qytetarët do të jenë shumë herë më shumë në numër për shkak të papërgjegjshmërisë, arrogancës, hajdutërisë së kësaj qeverie dhe kjo është evidente kudo sepse këtë mesazh ne e marrim nga komunikimi i drejtpërdrejt që kemi me qytetarët. 

Kush do ta mbajë peshën kryesore, kryeqytetasit, Durrësi apo?

 Diferencën në këto protesta kombëtare e ka bërë sigurisht Tirana sepse sado qytetarët të vijnë anë e mbanë vendit edhe për shkak të largësisë pjesëmarrja e tyre nuk mund të jetë më shumë në raport me Tiranën. Tirana ka bërë diferencën, të jeni të bindur që kur sheshi është i tejmbushur nga sheshi deri te Bashkia e Tiranës, tregon që Tirana ka një pjesëmarrje masive dhe qytetarët e Tiranës tanimë mbështesin protestat e organizuara nga qytetarët por dhe nga opozita e bashkuar.

Do doja të fokusohesha pak tek mesazhi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është jo dhunës, protesta paqësore, si do t’i kuptojmë këto?

Në këto protesta të organizuara nga qytetarët por edhe nga opozita nuk ka pasur asnjë shenjë dhune  të ushtruar nga qytetarët. Ka pasur vetëm provokim nga policia e shteti dhe nga gazi lotsjellës i Sandër Lleshajt. Unë e lexoj si një deklaratë që i drejtohet forcave të sigurisë që të kenë kujdes me ushtrimin e dhunës dhe hedhjen e gazit lotsjellës në raport me atë çka qytetarët demonstrojnë në protestë. 
Makina që u dogj në protestën e fundit përpara Parlamentit ishte makinë e policisë. Nuk e dogjën qytetarët. Akoma nuk ka një person të akuzuar, e dogji vetë policia për të provokuar protestën. Pra skemat ushtarake të Sandër Lleshajt, e përsëris drejtpërdrejtë Sandër Lleshajt, i cili kalon me orë të tëra jo se si të studiojë që Policia e Shtetit të luftojë krimin e organizuar, por kalon me orë të tëra të studiojë skemat sesi mundet të shtypë protestën e opozitës. Nuk ka asnjë rast dhune të ushtruar nga qytetarët dhe të jeni të bindur që opozita e bashkuar apo edhe Lëvizja Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë paqësisht në çdo protestë. Nuk ka asnjë shenjë dhune nga qytetarët, por ka provokim nga policia e shtetit. Në momentin që policia e shtetit provokon situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit. Dhe ne këtë e kemi bërë publike, ne kemi demaskuar sesi civilë të urdhëruar nga Sandër Lleshi dhe urdhërojnë turmën që të dhunojnë institucionet. Ka qenë një person i cili mbante flamurin amerikan dhe flamurin e Bashkimit Europian, i cili ishte pjesë e efektivëve të policisë. Pra skema të tilla ushtarake që i kemi parë gjerësisht në sisteme të kaluara, në sistemet komuniste janë skema që përdoren nga Sandër Lleshaj për të përçarë protestën dhe për t’i treguar opinionit publik që opozita është e dhunshme. Absolutisht opozita proteston së bashku me qytetarët dhe nuk ka asnjë shenjë dhune të ushtruar nga protestuesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 10/05/2019 19:11

    Ju beni si "trima" por jeni edhe legena

    Përgjigju
  • Erik: 10/05/2019 15:31

    Po shko , vetem dje Kryemadhi tha qe 1997 do ju duket pak. Po zedhenesi i LSI-se Nikoll Lesi a s'tha qe ne date 11 do behet lufte, ndersa nderkombetaret nuk duken te shqetesuar fare? Nuk ju ha nje dreq t'ju fshije nga faqja e dheut se i morret me qafe shqiptaret, iu shpifet kancerin nga stresi me lojerat qe beni, pervec se i keni vjedhur gjakun gjithe keto vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot