Braimllari në fshatin Goskovë në Korçë: Rilindja nuk pastron dot një kanal 20 m dhe jo më ti sjellë shpresën shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ishte i pranishëm ditën e sotme në fshatin Goskovë në Korçë, ku zhvilloi një takim  me të rinjtë e zonës.

Ata shprehën shqetësimin për një kanal në fshat ku derdhen mbetje dhe ujërat e zeza, që nuk ishte pastruar kurrë.

Braimllari u shpreh se "Rilindja një kanal 20 m nuk pastron dot dhe jo më ti sjellë shpresën shqiptarëve".

Ai i kërkoi të rinjve votën "për të sjellë ndryshimin në vend".

"Dhe ju vjen ministri i mbrojtjes që është dhe drejtuesi i qarkut Korçë, ish ministër bujqësie, ish zv Kryeministër dhe bën propagandë në fshat, thotë që na duhet një mandat i tretë për të bërë punë më të mëdha. Ndërkohë në 8 vite nuk arriti dot të pastrojë një kanal të vogël që mos të ndotet Goskova, që fëmijët të rriten shëndetshëm. Vjen dhe ju premton në fshat do punësojmë të rinjtë, por ndërkohë pjesa më e madhe e të rinjve dhe të rejave po e lënë vendin. Pse, se nuk ka mundësi punësimi, nuk ka shpresë, nuk ka shanse dhe mundësi të barabarta. Nuk ka meritokraci. Investoi vetëm të oligarkët, të xhepi i tij dhe njerëzit e tij. Ndaj me gjithë Goskovën, do marrim pjesë pasivisht më 25 prill për ti dhënë goditjen përfundimtare rilindjes. Ju e shikoni qe Rilindja një kanal 20 m nuk pastron dot dhe jo më ti sjellë shpresën shqiptarëve. Ndaj na duhet ndihma jote, e shokëve të tu, të rinjve dhe të rejave për të sjellë ndryshimin në vend", tha Braimllari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë