TIRANË- Kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari ka bërë akuza të rënda duke thënë se PS-ja është i lidhur me subjekte të OFL-së. Sipas Braimllari tha se PS u kërkon këtyre subjekteve që të bëjnë fushatë për ta, dhe në këmbim do u kthejë pasuritë e sekuestruara. Ai është ndalur edhe në qarkun e Korçës, ku ai kandidon, duke thënë e se drejtuesit i fushatës së Niko Peleshit shpërndan para.

" Ka një drejtor ai që drejton fushatën e Niko Peleshit, është gjobvënës, ka tmerruar farmacitë,  fakte tronditës do të dalin në vijim për këto personazhe. Personi që drejton fushatën e rilindjes është drejtor i një institucioni që ka lidhje të drejtpërdrejtë me farmacitë, me rimbursimet, të hetojë SPAK dhe të shohë se çfarë bën ai, të marrë të pyes farmacistët e Korçës, fakte do të dalin edhe për lidhjen e tyre me banditë me subjekt të OFL, u thonë bëni fushatë për rilindjen se do ju heq bllokimin që OFL ju ka bërë juve", tha Peleshi. 

Strategjinë e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në zonën e rrezikut "gardën e vjetër", për Braimllarin nuk është një formë për t'i shtënë shtysë listës, por për pastruar partinë. Madje ai shkon deri aty sa thotë që është i bindur që Niko Peleshi, i renditur i 6-ti në listën e PS-së,  nuk do dalë deputet në zgjedhjet e 25 prillit, e ndërsa për LSI-në shprehet se do të marrë 4 mandate.

"Numri 6 i asaj liste nuk do të jetë deputet, nuk është futur që të shtyjë listë,  por që të pastrohet partia. LSI e them me bindje që do marrë 4 mandate", tha ai.

 

Kandidatët e PS-së

  1. Eni Zaka
  2. Ilirian Pendavinji
  3. Blerina Gjylameti
  4. Ilir Topi
  5. Olta Xhaçka
  6. Niko Peleshi
  7. Edlira Bode
  8. Bledi Çomo
  9. Besa Spaho
  10. Dhora Dajko
  11. Arian Jaupllari
  12. Vasil Sterjovski

 

 Kandidatët e LSI-së

  1. Endrit Braimllari
  2. Gentian Çala
  3. Brunilda Paskali
  4. Petrika Mele
  5. Thanas Poçi
  6. Ismeralda Sidolli
  7. Avni Spaholli
  8. Ergin Çikopana
  9. Suela Dinellari
  10. Leons Hasani
  11. Marjeta Biba
  12. Pandi Jani