TIRANE- Braktis fëmijën e saj duke e lënë në mes të katër rrugëve, paditet në gjykatë. Shtëpia e Foshnjes i është drjetuar Gjykatës së Tiranës duke kërkuar deklarimin e braktisjes së foshnjes dhe dëmpshpërblimin nga ana e mamasë. Kjo është historia e Shpresa I. e cila vendosi të hiqte dorë nga rritja e foshnjes së saj e lindur nga një lidhje jo martesore.

Fillimisht gruaja i është drejtuar shtëpisë foshnjore, si i vetmi vend ku mund të rritej fëmija i saj dhe të kishte dikë për tu kujdesur. Por pas pak kohësh është rikthyer duke pretenduar që të merrte sërish fëmijën, pasi ndjehej e gatshme që ta rriste dhe i plotësonte kushtet e kërkuara. Por mesa duket Shpresa I. nuk ka mundur që të rezistojë shumë gjatë, duke e lënë në rrugë fëmijën. Foshnja është gjetur rastësisht në rrugë me plagë në trup dhe është rikthyer në shtëpinë foshnjore.

 Fajtorë për këtë rast është nëna e fëmijës, e cila e ka brakistur për të dytën herë. Por kësaj here çështja rëndohet, duke qenë se fëmija është gjetur me dëmtime në trup dhe mamasë i hiqet automatikisht e drejta për kujdestari. Në këtë padi kërkohet që Shprea I. të deklarojë braktisjen e fëmijës dhe dëmshpërblimin për dëmin fizik.

(at/shqiptarja.com)