Braktisën PD dhe LSI për t’iu bashkuar PS-së, Veliaj: Bëtë zgjedhjen e duhur, nuk do ju tradhtojmë

Ish-anëtarë të PD dhe të LSI në Njësinë 4 në Kryeqytet i janë bashkuar Partisë Socialiste. Duke u uruar mirëseardhjen në familjen e tyre të re në Asamblenë e PS për Njësinë 4, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj iu premtoi se PS nuk do t’i zhgënjejë kurrë. Ai deklaroi sesi PD, ashtu edhe LSI, tradhtuan besimin e qytetarëve, duke menduar vetëm për interesat e tyre personalë dhe jo të votuesve dhe simpatizantëve.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar nga PD sot, dhe të gjithë ata që e kanë kuptuar se për sa kohë ju kemi shërbyer me dinjitet, kur ishit përballë, tani që iu bashkuat familjes tonë do t’ju shërbejmë edhe më shumë. Për të gjithë ata që na janë bashkuar nga LSI-ja, nga PDIU-ja, mirëseerdhët në familjen që nuk ju tradhton kurrë! Në një moment të jetës së tyre besuan se këto parti ishin prej vërteti, por kur i panë që tradhtuan çdokënd, kur e panë që ua përdorën fëmijët si mish për top për të kapur makina, kur e panë që ua përdorën burrat mish për top për të kapur vila, kur e panë që lanë Parlamentin, lanë Bashkitë, lanë zgjedhjet, pra lanë punën për të cilin ishin votuar, votuesit e tyre bënë zgjedhjen e duhur dhe erdhën në familjen tonë”, - tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se diferenca mes palëve është e qartë. Ai nënvizoi se PS është forca politike që ka ende shumë për të bërë.

“Saliu, i cili mbajti peng gjyshërit tanë, prindërit tanë, moshën tonë dhe tani edhe fëmijët tanë që sapo kanë lindur, nuk mund të kthehet për herë të tretë në Shqipëri. Diferenca mes nesh dhe atyre nuk është sa gjëra kemi bërë dhe sa ata kanë shkatërruar, por sa na hanë duart që të bëjmë, sa projekte kemi, sa ëndrra kemi akoma, sa ide kemi akoma dhe sa plane kemi akoma. Kjo është diferenca, në ambicien tonë të lartë që kemi. Unë besoj fort që, në qoftë se ne me këtë frymë që kemi ecur deri më tani vazhdojmë dhe mandatin e tretë, qielli është limiti se çfarë mund të bëjmë për këtë vend”, - tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se politika për socialistët nuk është qëllim në vetvete, por mjet për t’u shërbyer shqiptarëve.

“Politika është mjeti me të cilin ne ndërtojmë zjarrfikëse, mjeti me të cilin ne rrisim rrogat, mjeti me të cilën ne rindërtojmë shtëpitë, mjeti me të cilën ne bëjmë këto pagesat, është mjeti me të cilën ne ndihmojmë artistët, është mjeti me të cilën ne zerojmë taksën për biznesin e vogël, është mjeti nuk është qëllimi”, - tha Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erjonka: 08/10/2020 10:58

    jo mer legen joo, s' tradhton keto k* ti qe pasi hidhen pirdhen parti m'parti, vijne per llokmat ne PS. Socialistet e vertete i keni lene rrugeve o zdroms bq.

    Përgjigju
  • Sako: 07/10/2020 17:57

    Si ne kohen e Enverit, hajde spiuno shoket se te bejme sigurims. E kenaqet edhe ju te PS, sidomos ti Erion. Shko rregullo Tiranen se eshte si qytet afrikan, pastaj hajde fol. Zgjidh problemet e qytetit Erion se akoma asgje. Siguro uje per te gjithe bashkine, kanalizimet e ujerave te zeza se i ke skandal dhe ku derdhen....., pastro plehrat se ke gjithe bashkine je vetem te blloku.

    Përgjigju
    • Mos ki merake se keta jane spiunet e infiltruar ne rradhet e PS: 07/10/2020 19:09

      Shkaterrimi eshte me i shpejte se ndertimi dhe rregullimi. Cfare te beje Erioni. ai nuk eshte supermen. Ka qe ne 92’qe shkaterrohej me intensitet dhe keto shkaterrime perkrqheshin nga kryebashkiaket gatitu partiake duke filluar nga Sali Kelmendi me shoke. Shkaterruan ukesjelles kanallizime me ndertimet pa leje dhe me nje ujesjelles gjysma gjel te filluar aso kohe nga Dash Paçja.

  • Opa filluan kolonat e pesta: 07/10/2020 17:45

    Se mos jane te futur si ai Valdrini, qe u promovua nga Jozefina dhe i mbeti ne dere PS-se

    Përgjigju
  • Tosi: 07/10/2020 17:44

    Nafije dybeku i leshitlikes sot ishte veshur me te zeza se ka nuhatur fundin politik katastrofik qe e pret ne 2021, tani ka prekur fundin . 0.01% perkrahja per lesheline, gruaja me gojepiset e planetit, femra me e urryer per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin