Braktisën shqiptarët në Egjipt
Ndjekje penale për Pasha Holiday

TIRANE - Policia e Tiranës vendosi sot të nisë ndjekjen penale për shoqërinë turistike Pasha Holiday, e cila akuzohet për veprën penale të Mashtrimit. Përmes një njoftimi për shtyp u bë e ditur se Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës dyshon se kjo shoqëri ka mashtruar një numër të konsiderueshëm turistësh, duke i lënë ata në Sharm el Sheik të Egjipt.

Rreth 200 turistë që ditën e djeshme që vazhdojnë të mbeten në aeroportin egjiptian pa pasur mundësinë që të kthehen në Shqipëri. Shoqëria në fjalë, me të cilin kishin udhëtuar drejt Egjiptit, ka falimentuar duke mos kryer pagesat ndaj debitorëve të saj në Sharm el Sheik. Kështu, rreth 40 familje shqiptare janë përzënë nga hoteli dhe tani qëndrojnë në pritje të një zgjidhjeje në aeroportin e qytetit egjiptian.

Sipas Policisë së Tiranës, “turistët kanë kryer pagesat të paketës turistike” por Pasha Holiday nuk ka “siguruar më pas rikthim për në Shqipëri”.

“Aktualisht është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Tiranës, pronarja e kësaj agjencie, shtetasja Arselina Kërthoci, lindur në Tropojë e banuese në Tiranë, e cila po jep deklarime lidhur me këtë çështje”, bëri të ditur zëdhënësja e Policisë, sipas së cilës “po vazhdojnë hetimet e mëtejshme”.

SI FILLOI MAKTHI
Udhëtimi i ndërmarrë nga agjencia turistike Pasha Holiday nisi më 2 gusht dhe duhet të përfundojë të hënën më 13 gusht. Por “pushimet ëndërrimtare” u kthyen në mankth që në ditën e tretë të tyre, kur panë veten jashtë hotelit me gjithë valixhe. Pronarët e hotelit i kishin deklaruar se kompania kishte paguar qëndrimin vetëm për 3 ditët e para, dhe nuk kishin paguar për ditët e tjera.

Pas ndërhyrjes kompania kishte shlyer tek hotelet e Sharm el Sheik pagesën dhe për ditët e tjera të qëndrimit, por çështja ngeci tek kthimi. Atyre u ishte deklaruar se kompania “Pasha Holiday” kishte falimentuar prandaj duhej të bënin vetë pagesën e kthimit.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë