TIRANE- E fshehur mes rrugicave të ngushta të lagjes “Ali Demi”, pas një tregu të vogël fruta-perimesh, arrin të dallosh godinën dy katëshe të “Shtëpisë së Moshuarve”. Mes derës së hekurt mund të shohësh shumë prej të “zotëve të shtëpisë”. Në portën gjysëm të hapur të gjithë të moshuarit kanë lënë shpresën se ndoshta dikush sot do të vijë për ti vizituar. Ciklin jetësor shumë prej tyre kanë zgjedhur ta mbyllin aty. Për të tjerët, kjo ka qënë zgjedhja e familjarëve të tyre. Nga të dhënat e marra në këtë institucion, mësojmë se në Shtëpinë e të Moshuarve” jetojnë prej periudhash të ndryshme kohore 41 burra dhe 13 gra. Pak vite më parë në godinën e vjetër jetonin 30 të moshuar. Rikonstruksioni i godinës e ka çuar në 54 numrin e të moshuarve që jetojnë aty.
Histori
Monika Noka është nga banoret më të reja të shtëpisë. Për të është e vështirë të jetë pjesë e asaj godine, por vetmia e mëparshme ishte mbytëse. Ka qënë gjithë jetën mësuese matematike por me fatin, siç thotë vetë Monika, llogaritë nuk të dalin asnjëherë ashtu siç do. Dramat dhe dhimbjet e kanë shoqëruar gjithë jetën ndaj edhe arsimtarja ka zgjedhur vetëm ti bindet fatit. “ Të gjithë që më kanë njohur më respektojnë për punën time dhe më kanë ndihmuar me sa mundeshin, por në fund unë sërish ngelja e vetme”, tregon për Shqiptarja.com Monika. E ngelur e ve që në vitin 78’, mësuesja e matematikës vendosi që jetën t’ia dedikoj djalit të saj.
Dhe goditjen më të fortë e mori prej tij. Një aksident automobilistik do ti merte jetën në moshën 26 vjeçare djalit të Monikës, duke e lënë pa asnjë familjar. Vitet ndoshta e ndrydhën sadopak dhembjen që i mbërtheu shpirtin por krijuan një ndjesi të theksuar frike. “ Pas gjithë atyre që më ndodhën arrita ta bindja veten se ky ishte fati im, por frika për të qënë e vetme më vështirsoi jetën”, tregon me sy të përlotur Monika. Edhe pse në shtëpinë e re gjërat nuk janë siç do donte ajo, vetë Monika pranon se asgjë nuk është më e keqe se vetmia. “Në këtë shtëpi se nuk dua ta quaj azil, jetojnë njerëz me drama të forta në jetë”, shton e moshuara. Mes dramave dhe dhimbjesh Monikën e trembin krizat nervore dhe agresionet e ndonjërit prej bashkëjetuesve të saj. Për të do të ishte shumë më mirë që të kishin edhe Ëc në çdo dhomë, pasi në shumë prej koridoreve ndajnë të njëjtën Ëc edhe meshkujt edhe femrat.
“Ç’të keqe kam bërë që duhet të jem këtu”, është pyetja që çdo ditë i bën vetes, Halil Rama. I ardhur nga Bajram Curri, 76 vjeçari prej 3 vitesh ndan jetesën me të moshuarit e tjerë. “Ne s’jemi pa familje, ne na ka braktisur familja”, pohon i moshuari. Halili quan si padrejtësinë më të madhe që njeriu bën në jetën e tij, faktin e të jetuarit gjatë. “Njeriu duhet të jetojë aq sa është i fortë fizikisht, nëse plaket dhe s’ka askënd pranë vetes është më mirë të mbyllë sytë”, flet me zërin që i dridhet Halili. I martuar tre herë gjatë jetës së tij, i moshuari nga Bajram Curri është babai i një djali 24 vjeçar.
Nuk e ka të lehtë të tregoi për sakrificat dhe mundin që i është dashur për të rritur dhe shkolluar të birin. Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore që ka bërë , megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa recetë që ka falur në jetën e tij. Kërkesën për të qënë pjesë e “Shtëpisë së Moshuarve”, e bëri tre vjet më parë. Jeton në të njëjtin qytet me të birin dhe bashkëshorten por shtëpitë që ndajnë janë krejtësisht të ndryshme. U bënë kohë që i biri nuk ka ardhur ta takoj, gjithsesi duke menduar se ai do të ketë shumë punë, Halili kalon ditët e veta të pleqërisë. Edhe për të shqetësuese është specifika që çdo i moshuar ka në atë shtëpi. Edhe pse mendon se jeta për të nuk ka më vlerë pa familjen e tij, është vonë për të shkruar një recetë të re ndaj dashurisë që ka dhuruar në jetë.
Drejtori: Personeli që kemi është i pamjaftueshëm
Drejtuesi i këtij institucioni Ramazan Gjuzi tregon se numri i të moshuarve që kërkojnë të vijnë në “Shtëpinë e të Moshuarve”, është shumë i lartë. “Ne jemi përpjekur të plotësojë të gjitha nevojat e të moshuarve, por stafi me të cilin punojmë është i pamjaftueshëm”, shprehet për Shqiptarja.com z.Gjuzi. Sipas drejtorit, institucioni për të pasur një shërbim më të kënaqshëm, ka të nevojshme shtimin e personelit. “Një kujdestar që të përkujdesej për të moshuarit, si dhe një guzhinier dhe një sanitare do të lehtësonin punën e personelit egzistues”, drejtori.
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com