Një foshnjë që është lindur katër ditë më parë në maternitetin “Nëna Geraldinë” është braktisur nga nëna e saj në rrethana misterioze. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së Tiranës, të cilat thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se foshnja është braktisur në ambjentet e spitalit dhe se prej disa ditësh kanë filluar hetimet për gjetjen e nënës së fushnjës. Sipas policisë së Tiranës, e reja që ka lindur foshnjën është larguar në rrethana misterioze nga materniteti, ndërkohë që nga verifikimet e bëra në kartelën mjekësore ajo është rregjistruar në spital me emrin Dorina Kulla. Nga të dhënat paraprake që kanë grumbulluar oficerët e policisë ka rezultuar se e reja është rregjistruar në maternitet me një emër të remë, pasi nga kërkimet e kryera nuk ekziston asnjë person me një emër të tillë. Kërkime janë kryer thuajse nga të gjitha komisariatet, por që në fakt asnjë person nuk është gjendur. Mementalisht foshnja ndodhet në maternitet nën trajtimin e mjekëve, në pritje të rikthimit të nënës së tij e cila e braktisi që në ditët e para të jetës.