Braktiset nga familja, autori i masakrës në Selenicë kërkon të lexojë libra

Braktiset nga familja, autori i masakrës në Selenicë kërkon të lexojë libra

Autori i masakrës në Selenicë, Ritvan Zykaj

Ritvan Zykaj, vrasësi me armë zjarri i tetë personave në Selenicë, u arrestua më 11 gusht të këtij viti dhe momentalisht ndodhet i vetëm në paraburgimin e Vlorës.

Burime të Report Tv mësojnë se përgjatë 3 muajve Zykaj nuk ka shfaqur shenja të dhunshme dhe se është treguar bashkëpunues përsa i përket konsumimit të ushqimit dhe veshjes së rrobave të dhëna. Mësohet gjithashtu se shpesh herë kërkon të lexojë libra. Po nga të njëjtat burime mësohet se Ritvan Zykaj gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka patur asnjë vizitë nga të afërm apo familjarë të tij dhe se daljet në ajrim i ka shumë të rralla.

Cështja e tij është gjykuar nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj dhe prokurori Simir Smaka. Ishin pikërisht këto dy emra që vendosën për Zykajn masën e sigurisë “arrest me burg”. 

Aktualisht Prokuroria e Vlorës, e cila zotëron dosjen e Ritvan Zykajt, është në pritje të tabelave fotografike nga policia shkencore e Tiranës dhe tabelave fotografike mbi kqyerjen e vendit te ngjarjes dhe kqyrjen e kufomave.

Burimet nga Prokuroria e Vlorës konfirmorjnë se vetëm pasi të mbërrijnë tabelat fotografike, do të mbyllet hetimi për këtë çështje.

Si ndodhi masakra në Resulaj të Selenicës, në Vlorë 

Masakra me kallashnikov ka ndodhur në orën 18:00, më 10 gusht 2018. Ritvan Zykaj ka pohuar se shkaku i krimit ka qenë debati i zhvilluar midis tij dhe dy familjeve që vinin nga i njëjti fis. Një nga gratë e familjes, teksa ndodheshin në një drekë familjare, e ka akuzuar Zykajn se i kishte vjedhur pulat dhe kaq ka mjaftuar që i riu të ngrihet dhe të marrë armën. Ai qëlloi mbi tetë anetarë të një familjeje, ku midis tyre ishin fëmijë të moshës 15 dhe 18 vjeç si dhe tre gra.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 01/11/2018 19:10

    Sikur te kishte lexuar ndonje liber ne jeten e tij me para nuk do arrinte deri atje , ky meriton te varet ne litar dhe jo te lexoj libra .

    Përgjigju
    • Enea: 01/11/2018 21:27

      Krime bejne dhe te lexuarit, madje atyre t ju ruhesh se e kane dhe fantazine te zhvilluar. Shih politiken i ke dhe me grada shkencore...doktore shkencash dhe krimet i kane zinxhir....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK