Është kapur mëngjesin e sotëm nga policia autori i vrasjes së tetëfishtë, Ritvan Zykaj.
Autori është kapur në një zonë më bimësi të dendur pranë banesës së tij rreth orës 6:30.
Gjatë momentit të kapjes autori është munduar të largohet me vrap por nuk ka arritur të largohet pasi është neutralizuar nga policia. Gjatë momentit të arrestimit, autorit i është gjetur arma e krimit dhe aparati celular, i përdorur nga autori gjatë kohës kur ishte në kërkim.
Momenti i arrestimit
Arma e krimit
Operacioni për kapjen e tij zgjati 12 orë u drejtua nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Gjithashtu u kërkua edhe angazhimi i RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.
Tetë persona të një familje janë qëlluar për vdekje pas një sherri për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis. Nga tetë viktimat, dy prej tyre janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç dhe tre gra. Mësohet se 24-vjeçari e kreu krimin pas kthimit nga një drekë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë.
Burime pranë policisë thanë për “Report Tv” se prindërit kanë deklaruar përpara grupit hetimor se një nga gratë në radhët e viktimave e kishte akuzuar 24-vjeçarin Ritvan Zykaj se u kishte vjedhur pulat. Ata mësohet të jenë shprehur gjithashtu se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov.
“Report Tv” ka siguruar emrat e viktimave të cilët janë Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç).
Emrat e viktimave
Ritvan Zykaj ishte kushëri i afërt me familjet e viktimave (kushërinjtë e parë të babait). Sipas pamjeve të para të siguruara nga Report TV, viktimat janë qëlluar nga distancë e afërt prej 3-4 metrash.
Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. Besohet se autori vuan nga probleme mendore pasi ka shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat nga i cili kishte pësuar djegie në 80% të trupit dhe prej atëherë ka shfaqur probleme.
Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave ashtu edhe atë të autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç, thotë për Report Tv se familjet nuk kanë pasur probleme në të kaluarën. Sipas tij, banesa e autorit dhe ajo e viktimave janë 10 metra larg.
Na thanë që ka ndodhur një vrasje. Erdhëm shpejt dhe pamë të vrarët. Ishin djem xhaxhallarësh. Ai ka vrarë vëllain e gjyshit dhe kushërinjtë e tij të dytë. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin. Djali pa probleme, një djalë i mirë, shihte punën e tij me bagëti. Banesat ishin 10 m larg njëra-tjetrës. Viktimat ishin vrarë në distanccë 3-4 m nga njëri-tjetri. Djali ka qenë pak i sëmurë, ka pësuar një djegie, por është kuruar në spital në Tiranë.
Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave
Debati në Facebook
Teksa forca të shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE e kërkonin vrasësin e Selenicës në kondrat e fshatit, ai komentonte në Facebook në profilin e tij Ritvan Vani Zykaj. Killeri gjakftohtë duket se nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes Zykaj, me të cilët ishte kushërinj, ndaj të cilëve zbrazi armën kallashnikov.
Dje në mbrëmje komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të. Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal vetëm pak minuta më parë: "Çmë keni çarë k***". Pra edhe pse po kërkohej nga mbi 100 forca policie Ritvan Zykaj vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Policia dyshon se Zykaj ka hyrë online në rrjetet sociale përmes një IP kompjuteri. Ai ka fikur telefonin disa orë më parë. Sinjali i fundit i telefonit të autorit është kapur pranë kodrave të fshatit Selenicë.
Ku fshihej
Në videon e siguruar nga gazetari Armand Xhelili për Report Tv dhe Shqiptarja.com autori i masakrës më të rëndë të kohëve të fundit, Ritvan Zykaj fshihej në një kodër.
Policia e Vlorës e identifikoi që mbrëmjen e djeshme pas postimeve të tij në rrjetet sociale, por ndërhynë vetëm sot për ta kapur. Zykaj fshihej në një stan në një kodër pranë vendit ku vrau 8 kushërinj nga dy familje.
Dëshmia e të afërmit
Pas masakrës së djeshme ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, një i afërm ka deklaruar për “Report TV” se kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është parë me armë.
Sipas tij, më herët Zykaj dhe shokët e tij kanë dalë në fshat me armë dhe si pasojë janë ndaluar nga policia.
Kishte dalë edhe herë tjetër me armë. Kalamaj qenë atëherë ashtu u tha mendja, hajde dalim me armë dhe dolëm. I dëgjoi policia dhe erdhën e i futën brenda. Mbas asaj here nuk e kam parë më me armë. Ata janë zënë se i ka marrë ndonjë zog ai. Turp të thuash por unë mendoj që fajtor është babai.
I afërmi
Deklarata e të afërmit ka rrëzuar kështu atë të prindërve, të cilët kanë deklaruar përpara grupit hetimor se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov.
Njoftimi i policisë:
Selenice, Vlorë
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit R.Z., në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Pak më vonë nuk dija nga të veja. Flisja dhe ulëriosja kot. Nuk dija kë ka goditur të parin. Nuk kemi pasur debat, dy vëllezër jemi. Ai piu një birrë në tavolinë dhe tjetërn e morri me vete. Tha do iki të çel dhentë. Dy djemtë me nusen janë në policisë. Do të shkoj në varrim.
Kujtim Zykaj
Rrëfim drithërues ka qënë ai i Kujtim Zykajt, gjyshit të Ritvan Zykajt, autori i masakrës së Selenicës. Ai tregon se pasi ka dëgjuar breshërinë e plumbave ka dalë në oborr dhe ka parë trupat e pajetë të vëllait, nipërve, fëmijëve e nuseve të tyre. Ai thotë se nuk ka pasur debate me të vëllain e vetëm të ekzekutuar me kallashnikov nga nipi i tij.
Sipas tij, autori i masakrës Ritvani ka ngrënë drekë, ka pirë vetëm një birrë dhe ka ikur të çelë bagëtitë, deklaratë kjo që hedhë poshtë pretendimet se autori ka qënë nën efektin e alkoolit.
Nuk dija nga të veja. Flisja dhe ulërisja kot. Nuk dija kë ka goditur të parin. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël, aty ishte kuja më e madhe se ai është vrarë vetë i katërt. Ajo qe më kujë e zezë. Nuk kemi pasur debate, ne dy vëllezër jemi. Ai piu një birrë në tavolinë dhe tjetrën e mori me vete. Tha do iki të çel dhentë. Dy djemtë me nusen janë në polici. Do të shkoj në varrim.
Kujtim Zykaj
Pas masakrës së djeshme ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, një i afërm ka deklaruar për “Report TV” se kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është parë me armë.
Sipas tij, më herët Zykaj dhe shokët e tij kanë dalë në fshat me armë dhe si pasojë janë ndaluar nga policia.
Kishte dalë edhe herë tjetër me armë. Kalamaj qenë atëherë ashtu u tha mendja, hajde dalim me armë dhe dolëm. I dëgjoi policia dhe erdhën e i futën brenda. Mbas asaj here nuk e kam parë më me armë. Ata janë zënë se i ka marrë ndonjë zog ai. Turp të thuash por unë mendoj që fajtor është babai i Ritvanit.
Ka dëshmuar një i afërm
Deklarata e të afërmit ka rrëzuar kështu atë të prindërve, të cilët kanë deklaruar përpara grupit hetimor se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov.
Në këtë kodër që shihni në videon e siguruar nga gazetari Armand Xhelili për Report Tv dhe Shqiptarja.com fshihej autori i masakrës më të rëndë të kohëve të fundit, Ritvan Zykaj.
Policia e Vlorës e identifikoi që mbrëmjen e djeshme pas postimeve të tij në rrjetet sociale, por ndërhynë vetëm sot për ta kapur. Zykaj fshihej në një stan në një kodër pranë vendit ku vrau 8 kushërinj nga dy familje.
Reportet e shumta dhe gjuha e ashpër e përdorur ndaj 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, ka shkaktuar edhe një reagim nga rrjeti social “Facebook”. Pak orë pas vrasjes, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur.
Facebook mbyll llogarinë e Zykajt
Kjo pasi teksa forcat e shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE po e kërkonin vrasësin, ai komentonte në Facebook në profilin e tij me emrin Ritvan Vani Zykaj.
Ritvan Zykaj i përgjigjej komenteve të ndjekësve në faqen e tij të profilit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe jo se është autori i masakrës më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.
Teksa komentuesit i shkruanin se dënimi me vdekje ishte pak për të, Zykaj i përgjigjej me një fjalor banal: "Ç'më keni çarë k***".
Falë përdorimit të celularit, forcat speciale kanë mundur të kapin sinjalin dhe të lokalizojnë vrasësin.
Bravo Policia e Shtetit...Tani nuk ka me komunikata...Iku ne drejtim te paditur...Per denimin e tij nuk gjej fjale, .basi ket monster ta varish, djegesh apo ta rjepesh per se gjalli nuk mjafton!!!
PërgjigjuNe kesi raste RENEA nuk duhet ti kap te gjalle ( respekt maksimal per punen dhe profesionalizmin e tyre - ska asnje dyshim).
PërgjigjuMe mire ta kushit asgjesuar kwte Kafshe , qe ja kryer krimin me makaber qe ka ndodh ne Shqiperi . Ky moster nuk meriton te jetoj ku ka vrare dhe femije te vegjel
PërgjigjuKy pederasti duhet eleminuar nuk meriton t'jetoj
Përgjigju