Shpopullimi/ Thomai, i vetmi nxënës i shkollës së Vodicës në Ersekë! Report Tv në fshatin e braktisur, mësuesi ‘hero’ mban hapur klasën për 9-vjeçarin

I vogli Thoma Qirjako mëson në klasën e dytë, në shkollën e fshatit Vodicë të Ersekës. E gjejmë në orën e Diturisë së Natyrës, ku mësues Kastrioti i kultivon dashurinë për njerëzit dhe natyrën.

“Siç të duan ty prindërit, ne duhet të duam natyrën!”

9-vjeçari Thoma Qirjako, është i vetmi nxënës në shkollën e rrënuar, dhe i vetmi fëmijë i fshatit Vodicë, prekur nga shpopullimi masiv në dekadën e fundit. Thomai ka trashëguar emrin e gjyshit dhe jeton një një familje të varfër, me prindërit me probleme shëndetësore, ndaj për të kujdesen gjyshërit.

"Nipi marrtë ditë nga ditët tona se ai fëmijë ka halle të mëdha, nusen e kemi të sëmurë, unë me plakën e kemi rritur. Ne interesohemi për mësimet e për të tëra. Djali im është çoban në mal dhe vuan nga nervi shiatik, ndërsa nusja e djalit vuan nga depresioni...” , tregon Thoma Qirjako, gjyshi i 9-vjeçarit.

Gjyshi Thoma është tepër falenderues e mirënjohës për mësuesin që sakrifikon për nipin e tij.

“Ky mësues nuk e ka nxënës, por e ka djalë! që kur erdhi ky mesues, mori gojën se djali 6 vjeç ka nisur të flasë dhe sshikojeni tani sa mirë është. Tërë fshati këtë fëmijë ka, i vetmi fëmijë mes halleve të mëdha. Mesuesi e ka taman si djalin e tij, nuk e ndan, aq i dashur është sa skam çtë them më shumë. Këtu do ta ndjekë djali shkollën deri në të 9-tën se s’kemi mundësi të tjera…” , u shpreh Thoma Qirjako.

Kastriot Aliko, mësues prej 35 vitesh në ciklin fillor është transferuar në shtator të vitit 2022 në fshatin Vodicë për të mësuar të vetmin nxënës të shkollës, të cilin e trajton me mjaft dashuri.

“Nxënësi im quhet Thoma është në klasën e dytë, më jep shumë dashuri. Unë përpiqem që ai të zhvillohet dhe të mësojë njësoj si fëmijët e tjerë në Korçë apo  Tiranë”.

Për të mbërritur nga Erseka në Vodicë, mësuesi kryen çdo ditë 3 orë rrugë në këmbë.

“Vështirësi për profesionin nuk kam, vetëm për rrugën. 7 kilometra eci në këmbë, 1 orë e gjysmë për të ardhur e po kaq për të kthyer, 3 orë rrugë çdo ditë”.

Në Vodicë, dikur jetonin afro 100 familje, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 30-të.

“Janë 30 shtëpi të banuara ka dhe të tjera që i kanë rregulluar dhe vijnë në behar. Fëmijë jo, vetëm një kemi këtu në fshatin tonë, të rinjtë janë në Tiranë në Gjermani në Angli, në Greqi po e po”. Thomain e kemi si flori se duam të dëgjojmë dhe ne një zë fëmije”, tha një banor.

Ndërsa një grua thekson se “Tani pak janë më përpara ishin shumë banorë, por kanë emigruar…”

Terreni i vështirë dhe infrastruktura e dobët kanë bërë që të rinjtë te largohen maisivisht në emigrim, duke lënë pas prindërit e moshuar në Vodicë të Ersekës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 30/03/2023 08:40

    mesuesi paguhet dhe s'po ben asnje heroizem, perkundrazi eshte sh.komod me vetem 1 nx.

    Përgjigju
  • Genci: 30/03/2023 02:26

    Kolonjaret e meritojne kete baderdi e mire ua Ben ai pinxhua qe u ka derguar partia ne Erseke se kane 80 vjet qe votojne vetem nje parti. I jap plotësisht te drejte nje prej figurave më të shquara të kolonjës si z. Kastriot Frashëri i cili pak dite me pare permes nje statusi te posaçem vuri gishtin tek kjo plagë e rende shoqerore duke bere pergjegjese edhe vete kolonjaret per dashurine e treguar oa kushte ndaj nje regjimi kleptokrat.Ndonje komentues ketu e justifikon gjasme migrimi ndodh kudo, por ama kjo nuk eshte kaq massive sa ketu. Ndaj eshte qeveria per te krijuar kushte qe njerezit te mos ikin. Kjo eshte sjellje e turpshme qe as turqit nuk ia bene dot Kolonjes, kete qe I bene pushtetaret e saj keto 30 vjet.

    Përgjigju
  • Iris: 30/03/2023 02:10

    Erion Isai t'i bleje nje biciklete ose motorciklete ketij mesuesi per sakrificen qe ben.E dime qe per makine nuk ka mundesi,megjithese shteti sekuestron plot nga kriminelet,por te pakten ndonje biciklete sic dhuroi adashi i tij tiranas per nxenesit e shkelqyer para ca kohesh mund t'ia siguronte,se nuk eshte e lehte 3 ore rruge cdo dite,ne vape,shi,bore e akull.

    Përgjigju
  • Kocua: 30/03/2023 00:23

    O drejtor qe sdo behesh kurre drejtor o i mjere. Merr ate 300 mije lekeshin aty tek bashkia dhe pi ndonje raki e bjer te flesh nga ora 7 e darkes. Se ne oren 8 te can ujku ne qender te ersekes

    Përgjigju
  • Mondi: 30/03/2023 00:21

    Jo jo Erioni eshte figure fare. Vjedh vetem leket. Nuk largon njerezit

    Përgjigju
  • Kocua: 29/03/2023 16:52

    Sa te jete Erion Isai aty ska problem se nuk duhen njerezit.

    Përgjigju
    • drejtori: 29/03/2023 18:14

      pse o pall kryetaret i perzune njerezit? ja keni mar doren vetem duke akuzuar por shifni nje here si esht realiteti.njerezit ne gjith boten emigrojn per nje jete me ndryshe e me te mire ke gjermane e amerikane ne Shqiperi qe jetojne per mos te folur per italjanet e greket

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë