Shkodër-Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Shkodër. 

Në muajin mars të vitit 2023, ai braktisi automjetin me të cilin transportonte në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 sirianë të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.

Ndaj 21 vjeçarit Gjykata e Kukësit ka caktuar masën ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, informuan sot blutë e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.