Arrestohet një 25-vjeçar, i cili gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pasi po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm

Në pranga ka rënë 25 vjeçari Renato Çela, banues në Fshat-Maliq.

Më një mjet furgon tip "Ford" Çela do të transportonte 30 emigrantë të paligjshëm. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë shoferit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.