Tiranë/ Braktisi foshnjën në garazh, i porsalinduri u kafshua nga minjtë! E gjetën pas 3 orësh! Nëna mëson vdekjen në gjykatë: Nuk e mbaja dot, më la i dashuri, Klodi
30 vjeçarja e cila lindi dhe me pas braktisi foshnjën në garazhin e një pallati ne Yzberisht e mësoi në gjykatë vdekjen e saj. E reja do të qendrojë në arrest shtepie, deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës tregoi historinë, nga ndarja me të dashurin, frika e mentalitetit tek momentet e lindjes dhe më pas braktisja e të voglit. Prokuroria merr në pyetje Klodin dhe nënën e vajzës nga Pogradeci.
TIRANE - E reja uli kokën e penduar kur në sallën e gjyqit mësoi që foshnja e saj të cilën e lindi në bodrumin e një pallati mëngjesin e 8 nëntorit kishte ndërruar jetë. Duke marrë parasysh edhe gjendjen e saj shëndetësore, pasi ka dyshime që gruaja ka kaluar krizë pas lindjes, gjykata vendosi lirimin e saj nga paraburgimi për të hetuar në “arrest shtëpie” edhe pse prokuroria kërkoi arrest me burg.
Gruaja 30 vjeçare po hetohet për vepren penale të “braktisjes së fëmijes me pasojë vdekjen” . Ajo tha në gjykatë se shtatzania e saj ishte fryt i një lidhje me një person me emrin Klodi, i cili e braktisi dhe nuk donte ta dinte për gjendjen e saj.
“Fëmijën nuk e mbaja dot se jam beqare dhe nuk i tregoja dot familjes”, tha ajo.
Ishte ora 6 e mengjesit kur e kapën dhimbjet dhe shkoi e vetme në bodrumin ku u gjend foshnja, të cilin pasi e lindi e la dhe u largua. Sipas referimit te prokurorisë fëmija u gjet 3 orë me vone nga banorët e pallatit, në lagjen ku ajo jetonte bashkë me nënën dhe vëllain. Në ekspertizë mjeko ligjore foshnja kishte marrë ftohje te rëndë por në disa pjesë të trupit kishte kafshime nga minjtë .
Prokuroria ka marrë ne pyetje edhe ish të dashurin e saj me emrin Klodi, por ai nuk pranoi të ishte babai i fëmijes. Nena e saj kur u pyet tha se nuk e kuptoi shtatzaninë e vazjës, pasi kohët e fundit ajo vishte rroba të gjëra.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Braktisi foshnjën në bodrum, 30 vjeçarja e merr vesh gjatë seancës lajmin për ndarjen nga jeta të të porsalindurit
30 vjeçarja e cila u la në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, e ka marrë vesh gjatë seancës së sotme se foshnja e porsalindur që braktisi në bodrum ka ndërruar jetë.
Pasi mori vesh lajmin për vdekjen e djalit të saj të porsalindur që e braktisi në bodrum, 30 vjeçarja ka ulur kokën.
Braktisi foshnjën në garazh, 30 vjeçarja: E linda aty dhe e lashë se më braktisi i dashuri! Nëna e saj: Nuk e dinim se ishte shtatzanë
Nëna e foshnjës së porsalindur e mësoi në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit që e braktisi në një bodrum pallati në Yzberisht. Pas masës 'arrest shtëpie' të caktuar nga gjykata e Tiranës, 30 vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj e kishte braktisur dhe nuk ishte interesuar për shtatzaninë e saj.
“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.
Ndërkohë e ëma e saj ka deklaruar:
“Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra”
Nje femer e braktisur ne te gjitha aspektet, fillimisht nga familja qe nuk kupton qe ka femijen shtatzan. Veprimi eshte i pafalshem por as qe dua ta imagjinoj vetmine qe ke ndjere 9 muaj dhe rendesen psikologjike. Me dhimbsesh dhe uroj te gjesh paqe me veten ndonjehere. Sa per Klodin ket palaco ordiner, ket plehr qe le femra shtatzan dhe i braktis te uroj me te keqijat e botes.
Përgjigju
Sondazhi i ditës:25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
Po
32.7%
Jo
61.1%
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
Nje femer e braktisur ne te gjitha aspektet, fillimisht nga familja qe nuk kupton qe ka femijen shtatzan. Veprimi eshte i pafalshem por as qe dua ta imagjinoj vetmine qe ke ndjere 9 muaj dhe rendesen psikologjike. Me dhimbsesh dhe uroj te gjesh paqe me veten ndonjehere. Sa per Klodin ket palaco ordiner, ket plehr qe le femra shtatzan dhe i braktis te uroj me te keqijat e botes.
Përgjigju