'Braktisja' e universiteteve, mbi 40% e të rinjve janë me arsim fillor

'Braktisja' e universiteteve, mbi 40% e të rinjve janë me arsim fillor

Të joshur nga emigracioni, të rinjtë shqiptarë nuk preferojnë të vijojnë studimin pas arsimit nëntëvjeçar. Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara së fundmi, rreth mbi 40% e të rinjve në 25-39 vjeç ishin me arsim fillor në vitin 2018.

Sipas ndasisë gjinore 39.1% ishin meshkuj dhe 43 femra. Arsimi i mesëm në Shqipëri nuk është i detyrueshëm. Një pjesë e madhe e të rinjve, pasi mbarojnë këtë nivel, përfshihen në tregun e punës apo i drejtohen emigracionit.

Mungesa e formimit ndër të rinjtë shqiptarë është një lajm i keq për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në një kohë që epoka ku po jetojmë kërkon aftësi të thelluara dhe mësim gjatë gjithë jetës për t’u përshtatur me përparimin e teknologjisë.

Pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon për diferencat gjinore në nivelet e ndryshme të arsimit.

Ka një raport më të lartë të djemve, krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar, ndërkohë që në arsimin e lartë 59,7% e studentëve të këtij cikli janë vajza.

Gjatë vitit akademik 2017/18 në arsimin e detyruar u diplomuan 37 mijë nxënës nga të cilët 51,1% ishin djem dhe 48,9% vajza.

Në këtë vit akademik, ka një ulje të vogël të numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm, krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë ishin 48,6% djem dhe 51,4% vajza.

Mangësia në formim e të rinjve ka krijuar hendek ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, pasi kërkesa për punë nuk i përgjigjet ofertës së bizneseve në Shqipëri.

Të dhënat administrative që burojnë nga zyrat e punësimit tregojnë se, punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9-vjeçar, përbëjnë 52% të totalit të të papunëve që janë regjistruar në kërkim të një pune, ndërkohë që 45% e ofertave të punës janë për specialistë të lartë dhe teknikë të mesëm dhe 37% janë për zanatçinjtë.

Nëse në kategoritë profesionale të zanatçinjve, teknikëve të mesëm dhe specialistëve me arsim të lartë, oferta mbulon 55 – 100% të kërkesave për punësim të punëkërkuesve të papunë, për profesionet elementare kemi vetëm 17.6% të totalit të kërkesave për punësim nga kjo kategori. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 14/06/2019 08:23

    Bejne gjene me te mire te pakten jane te ndershem por te pa ditur nuk jane te pa ditur me diplome qe kane te njejtat njohuri por duan te drejtojne se jane neper partickat shqiptare qe I zgjedhin me shume kujdes injorantet e" shkolluar" Me mire pa shkolle se te arsimohesh ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja