Nga sot, të gjithë maturantët që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore mund të aplikojnë në portalin UAlbania për studimet e larta.

Aplikimet janë të hapura nga 29 korriku deri më 3 gusht, ku nëpërmjet formularit elektronik, kandidatët përzgjedhin deri në 10 programe studimi, sipas preferencave.

Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të vijuar më pas regjistrimet në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat.

Në rast se në fazën e parë maturantët nuk kanë mundur të sigurojnë një kuotë studimore në programin që preferojnë, duhet të presin për fazat e tjera. Për raundin e dytë, aplikimet do të kryhen nga data 20 deri në 22 shtator.