Pjesë e fansave që duan çantat “Mulberry” janë edhe Dukesha Kate Middletone dhe Princesha Eugenie.

Brandi ka përfunduar i ngatërruar me familjen mbretërore pasi ka varë në hekurat e portës së Pallatit Kensington disa çanta nga koleksioni i ri.

Foton e çatave të varura në portë ata e kanë bërë publike në Twitter, por më pas e kanë fshirë pasi kanë marrë ankesë nga familja mbretërore.

mulberry

Tashmë aty jeton Dukesha dhe Kate dhe Princi William, por ajo portë mbahet mend për detin me lule që u patën vënë aty në vitin 1997 në nder të Princeshës Diane pasi vdiq.

Kompania ka qenë në telashe sivjet pasi ra ekonomikisht kur humbi shefin e saj ekzekutiv e më pas u akuzua për ngritjet e çmimeve pa kriter.

mulberry

Redaksia Online
(shqiptarja.com)