Brandi shqiptar ‘KEIT’ kapërcen kufijtë! Lideri i kirurgjisë estetike, mbështetës i ‘Erasmus Italia’

Lideri i kirurgjisë estetike në Shqipëri, “KEIT” kapërcen kufijtë. Brandi shqiptar është bërë mbështetës i aktivitetit kulturor të Erasmus Italia. Është hera e parë që një kompani shqiptare i bashkohet një eventi të tillë.

Spitali ditor “KEIT”, një nga sipërmarrjet më të spikatura për ndihmat sociale që ndërmerr kundrejt komunitetit, e ka shtrirë aktivitetin social edhe jashtë kufijve.

Brandi më i rëndësishëm i kirurgjisë estetike në Shqipëri, “KEIT” është bërë mbështetësi kryesor i takimit të përvitshëm kulturor, të organizuar në Romë nga “Erasmus Italia’, një event i dekoruar nga Presidenti i Republikës, Sergio Matarella me medaljen e përfaqësimit.

Është hera e parë që një kompani shqiptare i bashkohet këtij eventi. Ndërsa themeluesi i “KEIT” u shpreh i gatshëm për ta vazhduar edhe në vitet në vijim.

“E gjithë bota po kalon një periudhë të pazakontë në aspektin gjeopolitik, që nuk do të jetë e thjeshtë për ne që kemi bërë ndonjë gabim dhe aq më keq për ju që do të duhet të rregulloni gabimet tona, ato që kanë bërë brezi ynë. Mund t’ju jap një këshillë nëse mundem, ëndërroni ëndërroni gjithmonë por mos ndaloni vetëm tek ëndrra sepse do të thotë që jeni duke fjetur! Ëndrrën duhet ta përkëdhelni , duhet të ngriheni në këmbë dhe të punoni fort që ëndrra të mos mbetet vetëm në sirtar. Falë kësaj ëndrre ju mund të krijoni të ardhmen tuaj, të fëmijëve tanë, të Italisë, Europës dhe gjithë botës.” tha themeluesi i “KEIT”.

Nga data 9 deri në 12 nëntor, Roma u kthye në një qendër rinore ku të rinjtë e rrjetit Erasmus, vizituan zonat më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit, ndërsa u bënë pjesë e paradës me flamujt e secilit vend pjesëmarrës.

Pjesë e aktiviteteve ka qenë edhe konferenca e të rinjve me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe  prezencën e zv/ministrit Italia për arsimin dhe meritokracinë.

Për të nxitur krijimin artistik nëpërmjet fotove është hapur një konkurs mes pjesëmarrësve, ku “KEIT” do të shpërblejnë me dhurata teknologjike si MacBook, Iphone 15 and iPad.

I vetmi spital ditor i licensuar në vend, “KEIT” është më i madhi i këtij lloji në gjithë Evropën dhe gjithashtu lideri i turizmit estetik në vend.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen