Brataj jep lajmin e mirë: Vaksina kineze efektive kundër variantit brazilian të COVID-19

Brataj jep lajmin e mirë: Vaksina kineze efektive kundër variantit brazilian të COVID-19

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksina kineze kundër COVID, CoronaVac është efektive edhe ndaj variantit brazilian.

Me një postim në Facebook, duke iu referuar një studimi të fundit në Brazil, Brataj thotë se rezultatet treguan se vaksina Sinovac është 50% efikase ndaj këtij varianti pas aplikimit të një doze, por pritet që mbrojtja të jetë edhe më e lartë me aplikimin e dy dozave.

“Vaksina CoronaVac, është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac. Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë. Studimi u krye me 67,718 punonjës shëndetësorë në Manaus dhe u botua nga grupi Vebra Covid-19, i cili bashkon studiues nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, departamentet e shëndetit shtetëror të Amazonas të São Paulo dhe departamentet komunale të Shëndetësisë në Manaus dhe San Paolo, të mbështetura nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (OPS). Kërkimet ende nuk e kanë vlerësuar efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë, e cila do të dali në javët e ardhshme. Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!”, thotë Brataj.

Sipas Brataj, deri tani është demostruar  një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç, ndërsa vaksina CoronaVac aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë.

“Këto rezultate janë shumë inkurajuese sepse CoronaVac mbetet efektive në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes simptomatike në një skenar me një prevalencë mbi 50% të variantit brazilian P.1, thekson studimi. Këto zbulime mbështesin përdorimin e vazhdueshëm të kësaj vaksine në Brazil dhe vende të tjera me të njëjtin variant qarkullues, thanë studiuesit. Për drejtorin e Institutit Butantan, Dimas Covas, studimi në terren po tregon efikasitetin e vaksinës, si dhe efikasiteti i saj është përcaktuar nga provat klinike.  Nëse pas dozës së parë efektiviteti është 50%, pritet që pas dozës së dytë kjo përqindje të rritet ndjeshëm, tha Covas. Ai citoi një studim tjetër, të bërë në Kili, ku CoronaVac po soministrohet për popullatën. Deri tani është demostruar  një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç. CoronaVac është një vaksinë e përbërë nga viruse të inaktivuar, që do të thotë se përmban të gjitha pjesët e virusit. Kjo mund të gjenerojë një përgjigje imune më të plotë sesa vaksinat e tjera që përdorin vetëm një pjesë të proteinës Spike (proteina e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në qeliza). Vaksina aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë”, shkruan Brataj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic