Brataj: Vaksina dhe certifikata COVID-19 nuk do të përbëjnë parakusht për lëvizjen e lirë, e drejta themelore në BE
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj jep lajmin se certifikata e vaksinimit nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tamponin do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.
Sipas artikullit Doctor 33 të publikuar nga Brataj “Qytetarët evropian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme:
Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19.
Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.
Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.”, shkruan Brataj në postim.
Kreu i Urgjencës Kombëtare në postimin tij, shprehet se Shqipëria e ka dixhitalizuar pasaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë.
Në fund të postimin të tij, ai bëri edhe një thirrje për të gjithë qytetarët duke thënë se të gjitha llojet e vaksinave në Shqipëri sjellin benefite për shëndetin e qytetarëve.
“Vaksinohuni, ruani jetën”, shkruan ai.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
100%
-
Jo
0%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I nxehti afrikan/ Rritet numri i vizitave në spitale, Skënder Brataj tregon si të mbrohemi nga temperaturat e larta
24 Qershor, 14:30
-
Ministrja Koçiu nga Vlora: Për herë të parë, flota me motoambulanca gjatë sezonit veror
18 Maj, 11:31
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Këtë verë 30 mijë thirrje në urgjencën e Tiranës, Brataj për Report Tv: Shumica, nga vala e të nxehtit
3 Gusht 2023, 19:26
-
Speciale/ Tragjeditë e paralajmëruara në plazhet pa vrojtues, 5 jetë të humbura gjatë korrikut! Brataj: Çudi shqiptare
16 Korrik 2023, 18:04
-
Skënder Brataj: Ja çfarë duhet të evitoni për t’i shpëtuar temperaturave të larta dhe kush është më i rrezikuar...
13 Korrik 2023, 14:16
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17