Bratislavë, takimi i parë i BE
pa Britaninë e Madhe pas Brexit

Bratislavë, takimi i parë i BE<br />pa Britaninë e Madhe pas Brexit
Në Bratislavë të Sllovakisë mbahet takimi i radhës 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian ku për herë të parë pas Brexit, Britania e Madhe nuk do të jetë prezente.

Një nga pikat kryesore që pritet të diskutohet krahas diagnozës ekonomike është cështja e emigracionit, mbrojtja e brendshme dhe siguria në kufi.

Takimi në kryeqytetin sllovak cilësohet si një pikë kyçe dhe kthesë për të ardhmen e Europës.

Por pak para takimit kanë nisur edhe ndarjet. Nga njëra anë presidenti i komisionit europian Juncker i cili ëndërron për krijimin e shteteve të bashkuar të Europës dhe nga ana tjetër presidenti i këshillit europian Tusk i cili është më pragmatist duke paralajmëruar se nuk mund nisesh me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë.

“Për të parandaluar që Europa të përgjumet duhet t’i sigurojmë qytetarëve europianë se kemi marrë leksione nga Brexit, dalja e Britanisë nga unioni”, deklaron Tusk.

Ndërsa kancelarja Merkel është shprehur se situata në union është  kritike dhe një samit i vetëm nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e BE.Për herë të parë në një samit do të flitet për një plan konkret për ngritjen e një force të përbashkët europiane, detyra kryesore e së cilës do të jetë ruajtja e kufijve të jashtëm të BE-së. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri