Të paktën 20 persona kanë vdekur derisa 10 tjerë janë lënduar në Brazil, pas përplasjes në një aksident mes autobusit dhe kamionit të ngarkuar me qumësht.
Përfaqësuesi i shërbimit të zjarrfikësve Fernando Cezar Betaro ka thënë se drejtuesi i kamionit ka vdekur në vend, 18 pasagjerët e autobusit janë shkrumbuar brenda në të si rrjedhojë e përfshirjes nga flakët, ndërsa një udhëtar ka vdekur nga sulmi në zemër pas aksidentit.
Siç edhe transmeton Asociated Press, pjesa e tjetër e pasagjerëve që kanë mundur të dalin nga autobusi të plagosur, janë dërguar në spital.
Ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

(Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com