BRAZIL - Më pak se 100 ditë përpara fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit, një tjetër stadium është inauguruar zyrtarisht. Bëhet fjalë për Beira-Rio në Brazil dhe ka një hapësirë që mund të mbajë 51 mijë persona për tu ulur dhe aty do të zhvillohen 5 ndeshje të këtij Botërori.
Për inaugurimin e këtij stadium ka qenë e pranishme edhe Presidentja braziliane Dilma Rousseff, e cila e ka inauguruar këtë strukturë së bashku me sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s Jerome Valcke, ministrin e Sportit Aldo Rebelo dhe futbollistin Ronaldo.
Kampionati Botëror i Futbollit do të zhvillohet nga data 12 qershor deri më 13 korrik 2014-të.
Për të marrë pjesë në ndeshjet e ndyshme që do të zhvillohen, shitjet e biletave kanë nisur që nga gushti i vitit 2013-të.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com