Brazil 2014,Islandë-Shqipëria 2-1
shuhen shpresat për kualifikim

Brazil 2014,Islandë-Shqipëria 2-1<br />shuhen shpresat për kualifikim
ISLANDE - SShuhen shpresat për t’u kualifikuar në një kampionat botëror edhe për këtë edicion, pavarësisht përpjekjeve maksimale. Dy humbje radhazi me Slloveninë dhe Islandën na kanë zbritur të parafundit. Ky edicion ka treguar se kuqezinjtë kanë akoma edhe shumë punë për të bërë që të jenë përkrah ekipeve më të mira në botë. Shqipëria e ka nisur mjaft mirë ndeshjen në transfertë përballë ekipit të Islandës duke kaluar në avantazh në minutën 9 me Valdet Ramën. Pas një sulmi të vendasve që thuhet nga kuqezinjtë, Roshi jep një top të bukur për mesfushorin e talentuar Rama, që luan me Valadolidin.

Kosovari shmang bukur një mbrojtës vendas dhe lëshon një silurë në portën kundërshtare që përfundon në rrjetë. Goli shokon vendasit që nuk e prisnin kurrë një gol kaq të shpejtë. Por, Islanda nuk dorëzohet dhe sulm pa reshtur duke nisur një aksion të bukur nga krahët duke futur një top të bukur në zonë për Bjarnason, i cili pasqyron të gjithë pasqyrën e portës duke kaluar Telin dhe mbrojtësit e tjerë dhe përfunduar në këmbët e Bjarnason që e dërgon lehtësisht në rrjetë dhe barazuar shifrat 1-1. Pas barazimit ndeshja bëhet akoma më e hapur për të dy ekipet që sulmojnë dhe kundërsulmojnë në të dy krahët me shpejtësi. Islanda rrezikon edhe disa të tjera me Gudjonsen, por portieri Etrit Berisha është në kohën e duhur duke pritur të gjitha gjuajtjet.

Ndërsa Shqipëria vetëm pas kalimit të 30 minutave rrezikon për herë të parë me Salihin duke pasur një rast të artë për të shënuar në portën vendase pas një topi të futur në zonë nga e djathta, por portieri kundërshtar pret në kohë. Në minutën e 45’  Islanda ka pretenduar një 11-tërsh për një prekje të topi nga Cani në zonë, teksa po tentonte të largonte një top nga zona. Pushimi në dhomat e zhveshjes ka karikuar më shumë ekipin vendas që zbret në fushë duke sulmuar fuqishëm dhe nuk vonon shumë, në sekondat e para të pjesës së dytë Islanda pas një sulmi nga e djathta fut një top në zonë që kalon Lilën dhe Canan duke përfunduar në këmbët e Sigurtson që me finte mposht Berishën.

Në të dy golat e shënuar nga Islanda, mbrojtja e ekipit kombëtar ka qenë më e keqja që ka zbritur ndonjë herë në fushë me gabime trashanike dhe foshnjarake që lënë shumë për të dëshiruar. Në minutat e mbetura trajneri italian i kuqezinjve Gianni De Biasi vendos të fusë në fushë Bulkun dhe Januzin, por edhe ndërrimet nuk e shpëtojnë Shqipërinë nga humbja që e zbret në vendin parafundit në grup me 10 pikë.

Redaksia online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria