BRAZIL- Lojtarët e Flamengos dhe Vasco da Gama-s janë detyruar të shtyjnë autoambulancën, e cila u fut në fushë për t’i ardhur në ndihmë një lojtari të dëmtuar.
Bëhet fjalë për Bruno Silvan, i cili kërkoi ndihmën e personelit mjekësor pas një dëmtimi që pësoi në pjesën e dytë.
Por u desh ndihma e futbollistëve për të nxjerrë mjetin nga fusha.
Kjo është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Ishte skenë mjerane. Mendova se shoferi po tallej por me të vërtetë që ambulanca nuk po ndizej.
Rever, mbrojtës i Flamengos
Sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultatin 1-1. Vasco është katër vende larg nga fundi i renditjes, ndërsa Flamengo katër vende larg kreut, plot katër pikë më pak se vendi i parë i Internacional-it.