BRAZIL - 28 të burgosur janë arratisur nga burgu në një nga format më pak të besueshme, në fakt ajo që i ka liruar ka qenë vetëm një femër. Ajo kishte hyrë brenda ambienteve të burgut me premtimin për orgji me gardianët, dhe e veshur me rroba për striptizëm.
 
Gruaja tashmë e identifikuar nga autoritetet braziliane ka gjetur një moment të lirë duke hedhur një lëndë e klasifikuar si drogë për gjumë  në pijet e gardianëve.
Ka qenë turni pasardhës ata që kanë gjetur dyert e burgut të hapura dhe kolegët tyre të zhveshur dhe të lidhur.

Arratisja ka ndodhur në burgun e një qyteti të vogël të Brazilit në Nova Mutum.

Policia e cila është vënë në kërkim të të arratisurve bën me dije se gruaja është Angelina de Andrades Ferreira e cila dyshohet se kishte të dashurin 18-vjeçar në burg.

1
(Në foto: Rrobat që kishte veshur Angelina de Andrades Ferreira)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)