Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës së 1/8 për Kupën e Botës që po mbahet në Brazil. Ndeshja e parë do të luhet në orën 18:00 në ‘Estadio Mineirao’. Kili ishte surpriza e kampionatit botëror, pasi arriti që të eliminonte Spanjën. Forcën kiliane e njeh mjaft mirë edhe trajneri i Brazilit, Skolari që e ka studiuar me kujdes në ndeshjet e grupit për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme sot. Para ndeshjes në një intervistë për ‘Ole’ Skolari ka vlerësuar kundërshtarin, por beson se Neymar do të arrijë që të bëjë diferencën për të kaluar në fazën tjetër pa probleme. “Neymar nuk luan për të qenë më i mirë se Messin, por për të qenë më i miri në botë. Ai deri tani ka zhvilluar një edicion fantastik në Kupën e Botës duke shënuar 4 gola dhe qenë deciziv në ndeshjet e fazës së gupeve. Neymar për moshën që ka është një futbollit i pjekur, përballon me sukses presionin dhe është gjithmonë i përqendruar në fushë për të dhënë maksimumin” tha ‘Filipao’. Më pas tekniku është ndalur te ndeshja e radhës.
“Kili do të jetë ekipi për t’u mundur për të kaluar në çerekfinale. Mendoj se që nga ardhja e trajnerit Sampaoli, Kili ka një performancë shumë të mirë, lojtarët janë përshtatur mjaft mirë me skemat duke zhvilluar një lojë të nivelit të lartë. Unë mendoj se kemi kapacitet për të mundur Kilin, pasi synojmë që të fitojmë Kupën e Botës” vazhdon më tej Skolari. Më pas tekniku ka folur edhe për Argjentinën, madje duke pozuar me flamurin e rivalit më të urryer të Brazilit. “Argjentina ka në ekip një futbollit të jashtëzakonshëm si Messi, por ne kemi Neymar dhe jam i bindur që do të fitojmë Kupën e Botës” përfundoi ai.
Ndërsa në krahun tjetër, Vidal paralajmëron një super ndeshje përballë Brazilit. “Kemi arritur deri këtu duke eliminuar kampionët e Botës dhe Evropës në fuqi. Nuk është aspak rastësi, pasi kemi një ekip me kualitete që besoj që do të bëjë diferencën edhe sot përballë Brazilit. Ata janë favoritë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë një ndër ekipet më të mira në këtë edicion. Megjithatë ne do të bëjmë lojën tonë duke synuar që të shkojmë sa më larg” përfundoi ai. Në fushë Vidal dhe Suarez janë dy nga emrat më të njohur të ekipit të Kilit, por trajneri Sampaoli bazohet te loja e grupit, teksa në momente të veçanta e bën diferencën edhe aftësia e futbollistëve të që luajnë me Barcelonën dhe Juventusin. Ndeshja pritet që të ndiqet nga një numër i madh tifozësh që kanë udhëtuar nga Kili për të ndjekur ekipin e tyre, pasi në krahun tjetër brazilianët nuk duhet të udhëtojnë shumë.
Kolumbi-Uruguai 22:00
Sot në orën 22:00 do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e ditës mes Kolumbisë dhe Uruguait. Ndeshja shihet si e barabartë mes dy ekipeve. Kolumbia ka dhuruar mjaft emocione në ndeshjet e grupit duke dominuar, ndërsa Uruguai kishte ndeshje më të vështirë.
Përballja e sotme do të jetë interesante, pasi në fushë do të përballen dy ekipe që kanë pretendime për të shkuar deri në gjysmëfinale, por fati vetëm njërës do ti buzëqeshë. Sfidës do t’i mungojë Luis Suarez pas dënimit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com