Brazil, Lula da Silva do të betohet si president, mes frikës së dhunës nga mbështetësit e Bolsonaro

Brazil, Lula da Silva do të betohet si president, mes frikës së dhunës nga mbështetësit e Bolsonaro

Lula Da Silva

Luiz Inácio "Lula" da Silva pritet të bëjë betimin si presidenti i ri i Brazilit sot pasi kërcënimet për dhunë u shfaqën nga mbështetësit e paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro. Politikani 76-vjeçar, duke u rikthyer në presidencë pas një pauze 12-vjeçare, është planifikuar të mbërrijë me gruan e tij Rosangela da Silva në Katedralen Metropolitane në Brasilia dhe të shkojë në kongres ku do të zhvillohet një seancë formale.

Pas kësaj, presidenti i sapo inauguruar dhe zonja e parë do të marrin pjesë në një paradë të hapur makinash dhe më pas në një ceremoni ushtarake jashtë pallatit presidencial. Më pas Lula do të mbajë fjalimin e tij të parë publik të mandatit të tij si udhëheqës i ri i Brazilit.

Në këtë ceremoni dallohet mungesa e Bolsonaro, i cili u largua nga Brazili për në Florida të premten dhe nuk specifikoi datën e kthimit të tij. Ish-zëvendëspresidenti i Bolsonaro, Hamilton Mourao, iu drejtua kombit në një fjalim në televizionin kombëtar këtë të shtunë, në ditën e fundit të qeverisë së tij dhe kritikoi liderët, heshtja e të cilëve krijoi "një atmosferë kaosi".

Lula da Silva fitoi një balotazh të ngushtë më 30 tetor, në një rikthim mahnitës që shënoi rikthimin e së majtës në pushtet në Brazil pas katër viteve të administrimit të ekstremit të djathtë të Bolsonaro.

Ai erdhi në pushtet pas një sërë akuzash për korrupsion që e çuan në burgim për 580 ditë. Gjykata e Lartë më vonë e shpalli të pafajshëm, duke hapur rrugën e tij për të kandiduar për rizgjedhje. Ky do të jetë mandati i tij i tretë, pasi më parë ka qeverisur Brazilin për dy mandate radhazi midis 2003 dhe 2010.

Kërcënime për dhune

Dhuna e ka pushtuar vendin me Bolsonaron i cili ende nuk ka pranuar në mënyrë eksplicite humbjen e tij në zgjedhje, pavarësisht se administrata e tij tha se po bashkëpunon për tranzicionin e pushtetit. Prezenca e forcave të sigurisë në inaugurimin e Lula da Silvës do të jetë e lartë, pasi rreth 8,000 agjentë sigurie nga disa forca policie janë mobilizuar këtë të diel, sipas departamentit të sigurisë të Qarkut Federal. Më herët të dielën, një burrë u arrestua në Brasilia nga policia ushtarake pasi u kap duke u përpjekur të futej në festën e inaugurimit me thikë dhe fishekzjarrë.

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë braziliane të mërkurën urdhëroi një ndalim katër-ditor të mbajtjes së armëve të zjarrit në kryeqytet që do të zgjasë deri në fund të së dielës, si masë paraprake përpara ceremonisë. Ai nuk do të zbatohet për anëtarët aktivë të forcave të armatosura, policët dhe rojet private të sigurisë, shkroi gjyqtari Alexandre de Moraes.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës