Mesfushori i Paris Saint Germain, Matuidi e konsideron Gjermaninë favoritë në përballjen për çerekfinalet e kampionatit. "Gjermania shikohet si favorite por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje. Kemi zhvilluar një miqësore vitin e kaluar në Paris, por besoj se jemi përmirësuar shumë që atëherë, gjërat do të jenë ndryshe.
Detyra ime është të shkatërroj vijën e parë të mbrojtjes. Duhet të jem shumë i shpejt përpara dhe ndërkohë të vendosem në pozicione të mira. Prandaj roli im shikohet si shumë deciziv në një ndeshje” tha mesfushori. Franca do të ndeshet nesër në orën 18:00 me Gjermaninë. Ndërsa në kampin gjerman ka folur për mediat, Ozil.
Fantazisit beson se ndeshjen me Francën do ta mbyllin më shpejt se me Algjerinë. “Besoj se fituesi do të zgjidhet brenda 90’. Dy ekipet janë shumë të mirë dhe fituesi është vështirë që të parashikohet. Megjithatë ne besojmë se do të shkojmë deri në fund të botërorit këtë edicion” tha ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com