BRAZIL - Presidentja braziliane Dilma Rousseff ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Kili për të qenë pranë familjarëve të vitkimave, që humbën jetën në një klub nate në qytetin universitar të Santa Maria.

Duke ngushëlluar të afërmit e viktimave, Rousseff është prekur emocionalisht dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për këtë ngjarje të hidhur.

Rousseff nuk ka folur me gazetarët, por Marco Maia, Presidenti i Kongresit të Brazilit, tha se ajo është tejet e pikëlluar nga tragjedia.

Një kanal televiz brazilian tha se moshat e viktimave ishin nga 16 deri në 20 vjeç.

Ndërkohë presidentja Rousseff ka shpallur shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat që humbën jetën për shkak të zjarrit në klubin e natës së Santa Maria.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)