Rreth 900 mijë brazilianë ndërsa organizatorët e protestës aludojnë për 2 milionë qytetarë manifestuan dje për largimin e presidentes së majtë, Dilma Rousseff e përfshirë nga një stuhi e trefishtë ekonomike, politike dhe çështjet e korrupsionit.
Të paktën 866 mijë persona mbanin të veshur bluza me simbelet kombëtare të verdhë e jeshile parakaluan në mënyrë paqësore në rrugët e qytetit, sipas të dhënave të fundit të policisë.
Organizatorët e lëvizjes së qytetarëve të mbështetur nga një pjesë e opozitës bëjnë me dije për rreth dy milionë protestues nga të cilët një milionë vetëm në San Paolo. Kjo protestë e mirë organizuar shtrihej në më shumë se 100 qytete të Amerikës Latine.
Dilma Rousseff po përballet me një stuhi të trefishtë, recesioni ekonomik që e çuar në miratimin e masave shtrënguese duke shkaktuar pakënaqësi në radhët e popullatës, publikimet rreth skandalit të korrupsionit në lidhje me gjigandin publik të naftës "Petrobras" që ka tronditur Partinë e Punëtorëve (PT) dhe partive të tjera aleate. Së fundi kriza akute politike që po kërcënon në humbjen e shumicës së brishtë parlamentare.