BRAZIL- Pas publikimit të lajmit nga gazeta “Folha de Sao Paulo” mbi përgjimin e agjensisë së inteligjencës braziliane, të quajtur “Abin”, ndaj diplomatëve rusë, iranianë, irakianë, si dhe godinat e marra me qera nga qeveria amerikane, ka ardhur dhe reagimi i Ministrit të Drejtësisë së Brazilit.

Jose Eduardo Cardozo tha se përgjimet e agjensisë kombëtare të spiunazhit, nuk cënuan të drejtat e privatësisë të njerëzve, siç ishin përgjimet e bëra nga SHBA-ja.
Ai u shpreh se vendi i tij thjesht po praktikonte normat e kundër-spiunazhit.

Ndërkohë Alvaro Dias, një senator brazilian, tha se diferenca mes “Abin” dhe Agjensisë Kombëtare të Sigurisë ishte se, “Brazili kishte vetëm 218 milionë dollarë për politikat e inteligjencës, ndërsa SHBA 55 miliardë dollarë”.

Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)